• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga Belen, reagon Iannone’Mos e shqetësoni atë’

Paparazzi, Slider



Këto ditë është folur shumë për jetën private të showgirl-it argjentinase Belen Rodriguez. Një krizë me pilotin e Moto Gp, një afrim me Fabrizio Coronan, shëtitjet në park me Stefano De Martino dhe kohët e fundit një darkë me Mirco Levati.

Pas gjithë këtyre ka ardhur një regaim i ashpër nga Iannone, i cili shkruan se tani po ekzagjerohet me lajmet për Belen dhe historitë me burrat e tjerë. Sipas tij ajo është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë.

“Mjaft! Më duket se tani po e ekzagjeroni duke i krijuar histori dashurie Belen-it me burra të tjerë në emër të thashethemeve, vetëm që të shiten disa kopje më shumë pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim”… është e famshme. Ekzistojnë edhe miqësi të mira, Belen është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Kështu që boll i gënjyet njerëzit dhe krijuat histori të pavërteta!” – përfundon Andrea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *