• |
ide | kryesore

Itali, festa e beqarisë kthehet në tragjedi, një i vdekur dhe 7 të plagosur, arrestohet shqiptari

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali, aty ku një person mbeti i vrarë dhe 7 shokët e tij u plagosën. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë po festonin ditën e fundit të beqarisë të shokut të tyre në Villorba të Trevisos, por ajo përfundoi në një tragjedi.

Një 21 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri të nisur për shkak të zhurmave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të ndaluar për ngjarjen janë një shtetas shqiptar dhe një rumun.

Sipas mediave në orët e vona të mbrëmjes një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave po ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre, Giovanni 24 vjeç, por zhurmat e shkaktuara prej tyre, të cilët ishin nën efektin e alkoolit sollën edhe reagimin e shqiptarit dhe shokut të tij rumun.  

Pasi debatuan fillimisht, sherri agravoi në përdorimin e thikave. Për pasojë humbi jetën 21 vjeçari Igor Ojovanu dhe u plagosën 7 shokë të tij, mes tyre edhe dhëndri. Shqiptari dhe rumuni u arratisën më një makinë në drejtim të paditur, por u arrestuar më pas nga karabinierët pasi shkuan në spital për të mjekuar plagë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *