Në muajin shkurt emisioni “Boom” ka denoncuar abuzimin seksual të një 30 vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake, në qytetin e Kuçovës.
Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M.G është në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh. Edhe pse “Boom” e referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj.
7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.
Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat “Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.”, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.
Boom kërkoi një takim me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të negociuar një zgjidhje për strehimin e vajzës në një qendër rezidenciale, por ministrja kërkoi që gazetarët t`i drejtohen zyrës së shtypit.
Abuzimi me persona të pazotë fizikisht apo mendërisht , kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.
e ka perdhunu vet policia ,pasi ora news kishte raportuar qe policet ta mbronin kete vajz te gjor.ne vend te kujdeseshin e kan perdhunu policet,sepse po te ishte ndryhhe do ta mbronin –