• |
ide | kryesore

Capital T tregon projektin e ri jashtë muzikës (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Capital T ka lajmëruar nisjen e projektit të tij të ri, për të cilin ka qenë duke punuar. Që tani e tutje atë do ta shohim dhe si një Youtube vlogger, me pjesë nga jeta e tij e përditshme.

“Një pjesë e imja ndryshe. Thjesht për të qenë më afër njerëzve të mi gjatë një dite të thjeshtë por edhe gjatë procesve të tjera të punës, në muzikë etj. Kam munguar në media, tani u ktheva krejt transparent me vlogun e parë të cilin të plotë do të mundeni ta shihni sonte në orën 20:00. Shpresoj që t’ju pëlqejë. Aq i vërtetë sa mundesha.”-është shprehur ai në videon e Instagramit.

Videoja e tij e parë ka pak minuta që është hedhur në kanalin e tij në youtube dhe tregon një të diele të zakonshme të Kapos ku ai na tregon si e fillon ditën dhe gjithashtu zbulon me fansat e tij aftësitë në gatim.

https://www.youtube.com/watch?v=ORbo43ySu2Q



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *