• |
ide | kryesore

FOTOT/ Rexhep Rraja del para gjykatës në Krujë, me pranga në duar dhe i qetë

Lajme, Të fundit

Rexhep Rraja, djali i deputeti socialist Rrahman Rraja transferohet mëngjesin e sotëm nga Durrësi në Krujë.

Siç duket nga këto foto të siguruara nga Lapsi.al, Rexhep Rraja shfaqet i qetë para trupit gjykues duke pritur për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai ka dale nga paraburgimi i shoqëruar nga efektivet, ndërkohe qe te dera e priste furgoni i policisë.

Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e ‘Përndjekjes’, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 25-vjecarja ishte dhunuar.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu