• |
ide | kryesore

Shoqërimi nga policia e Gjirokastrës, flet Eni Çobani: E vërteta është se…

Lajme, Të fundit

Në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pas një debati që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj. Mirëpo, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat.

“E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u khyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë.

Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat”, pohoi Çobani.

Nga informacioni i marrë nga gjykata e Apelit Gjirokastër, pohohet se ka qenë një seance normale dhe se nuk dihet se nga e ka burimin ky lajm i rremë. Edhe policia e Gjirokastrës, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ka pohuar te njëjtën gjë. Madje kërkesës për një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, ajo i është përgjigjur negativisht./GSh.

6 Comments

  1. ahahaah

    ”E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. ”’

    po ta pesosh dhe ti nje here moj Enush se nuk u be qameti.

  2. Po jo se ska mundesi… Ska media kazani ne shqiperi… Shkurdhaku eshte gazetari me i ndershem mes gjithe shpellareve shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu