Shoqërohet nga policia e Gjirokastrës Eni Çobani, avokatja e njohur që drejton rubrikën “Shihemi në gjyq” tek E diela Shqiptare. Policia e ka thirrur Çobanin pas një denoncimi të bërë nga Rudina Islamaj, e cila pretendon se është kërcënuar nga Eni Çobani. Ajo kërkon zbardhejn e audioregjistrimit gjatë seancës. Eni Çobani është avokate e palës kundërshtare në një gjyq me Rudina Islamajn e cila pretendon se është kërcënuar nga ndërmjetësuesja dhe avokatja e njohur.