• |
ide | kryesore

Stresi,sërish sherr me policinë (Video)

Paparazzi, Slider



Sidjon Tabaku është djali i cili pretendon se është dhunuar nga policia mbrëmjen e djeshme, madje është plagosur gjatë ndjekjes që forcat e rendit i kanë bërë teksa largohej prej tyre me motorin e tij. Mesa duket Sidjoni është shok i reperit Stresi sepse ai shfaqet në një video të siguruar nga “Fax Web” në momentin që i riu ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në këtë video Stresi shihet së bashku me disa shokë të tjerë të cilët përplasen verbalisht me një polic teksa përpiqen ti vijnë në ndihmën Tabakut, ndoshta për të gjetur një zgjidhje për situatën ku ai gjendet.

https://www.youtube.com/watch?v=Ov0pyxQI30c&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *