• |
ide | kryesore

BBC rendit Dua Lipën si një nga femrat më të fuqishme në muzikë

Paparazzi, Slider



BBC ka listuar disa  femra të fuqishme në sferën e muzikës në mesin e të cilave është edhe Dua Lipa.

“Ajo ka bërë një fjalim të mrekullueshëm, të fuqishëm në BRIT Awards. Ajo është shumë e re dhe shumë e guximshme. Njihet në gjithë botën dhe inspiron shumë të rinj. Ylli i popit ka etikë të fuqishme të punës, vlera femërore dhe një ndikim të madh te femrat. Ajo ishte femra më e ndjekur e vitit 2017 në Spotify dhe u bë femra e parë që u nominua për çmimin BRIT Awards”, ka shkruar BBC.

Ndërkaq, Dua Lipa për këtë vlerësim të BBC-së ka shkruar: “Është nder të jesh në listën e fuqishme të BBC, në mesin e femrave më të talentuara dhe të mrekullueshme të muzikës. Faleminderit shumë për vlerësimin, është ndjenjë e mrekullueshme të jem pjesë e kësaj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *