• |
ide | kryesore

Lazio/ Inzaghi i tërbuar me arbitrin: “Ai e mbylli ndeshjen”

Sport, Video



Në përfundim të humbjes së thellë kundër Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e Europa League, tekniku i Lazios Simone Inzaghi, ka atribuuar disfatën tek arbitri i ndeshjes Serdar Gözübüyük, duke folur për Sky Sport: “Sa vendosën kartonët e kuq? Mund dhe duhet të bënim më shumë, por ndoshta nuk do të kishim humbur pa ato episode. Më vjen keq sepse edhe me 10 lojtarë mund të thoshim fjalën tonë, ndeshjen e mbylli arbitri që i tregoi një karton të kuq të ekzagjeruar për Correa” u shpreh tekniku, që në transfertën gjermane i kishte besuar alternativave, duke lënë pjesën më të madhe të titullarëve pushim.

Në minutën e 45 të ndeshjes Dusan Basta është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë për një faull taktik. Por rezervat më të mëdha italianët i kanë për ndëshkimin e Correas, me të kuq direct në minutën e 59, që mbylli cdo shpresë të italianëve për të marrë rezultat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ag/AGER.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *