• |
ide | kryesore

Superiore/ Koha e Ze Marias drejt fundit, Ilir Daja në rrezik për herë të parë në Vlorë

Sport



Dy fitore në transfertë, një në shtëpi, një barazim dhe tre trajnerë që në javën e tetë të Superiores rrezikojnë më shumë se kurrë të bëhen pjesë e pankinave të hedhura në erë, që në këtë start sezoni nuk është se janë pak. Ze Maria, Elvis Plori dhe Ilir Daja janë në rrezik total pas rezultateve të marrë: braziliani dështoi në testin provë me Lacin, ndërsa Daja nuk mund dot as Kamzën, duke humbur tashmë fare kontaktet me kreun. Pa llogaritur Plorin dhe Kastriotin e tij me vetëm 4 pikë në 8 ndeshje.

Rinovimi i besimi që mori Ze Maria 5 ditë më parë, në takimin me drejtuesit e klubit Tirana nuk ishte edhe aq absolut. Për brazilianin dy ndeshjet e radhës (e nuk ishin të pakalueshme) ishin testi final për të kuptuar nëse ish-lojtari i Inter është njeriu i duhur për 24 hrë kampionët. Vetëm se Ze Maria humbi në të dytën, madje në shtëpi.

Laçi vazhdon të jetë mrekulli, me asnjë humbje në 8 ndeshje, por për Tiranën ishte një makth. Goli i Xhixhës heshti stadiumin “Selman Stërmasi” dhe me shumë mundësi mbylli edhe raportin e bardhebluve me brazilianin, që në 8 ndeshje, ka vetëm 8 pikë, dhe gjendet në vendin e 7-të.

I njëjti problem edhe për Ilir Dajën tek Flamurtari. Sinan Idrizi madje kishte paralajmëruar lojtarët që duhet të fitonin pesë ndeshje radhazi, por kjo nuk do të thotë se në këtë kërkesë të presidentit të vlonjatëve nuk përfshihej trajneri. Në Kamzë ka përfunduar 2-2 dhe kuqezinjtë që nuk po arrijnë të ngrihen në nivelin që pretendojnë kanë humbur tashmë kontaktin me kreun. Për Ilir Dajën një problem që mund ti trondisë keq pankinën. Vlonjatët nuk shquhen për tepër të duruar dhe Flamurtarit po fillojnë ti shfaqen hijet e sezoneve të kaluara, ku nga pretendime për titull skuadra përfundonte të luante për mbijetesë.

Merr frymë në Durrës më në fund Blendi Shkëmbi. Teuta e tij ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0, duke u rikthyer kështu te fitorja pas humbjes ndaj Partizani. Dy gola të Amadu Latif i dhanë fitoren bregdetarëve që ngjiten në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Flamurtari i vendit të 5-të.

Dominues Skënderbeu edhe në Gjirokastër. Luftëtari nuk mundi ti bënte ballë korcarëve dhe u dorëzua 0-2, duke qendruar ende në pozita të vështira, pavarësisht dy fitoreve në katër ndeshjet e fundit me Mezanin në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *