• |
ide | kryesore

Flisnin shqip në Serbi, rrihen barbarisht dy shqiptarët, njërit prej tyre është rëndë

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë goditur në mbrëmjen e djeshme në një rrugë në Novi Sad, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë.

Siç raportojnë mediat kosovare, të rinjtë janë goditur për shkak se ata flisnin në gjuhën shqipe. Policia ka njoftuar se dy të rinjtë e dhunuar janë G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999. Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë.

Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M  është ne rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në eshtrat e kokës dhe ka pësuar gjakderdhje ne tru.  I riu i është nënshtruar një operacioni. Policia ndërkohë po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *