• |
ide | kryesore

Një fëmijë sekret me George Michael, rrëfehet suedezja

Paparazzi, Slider



Një grua suedeze pretendon se ka pasur një fëmijë sekret me George Michael; Ulrika Lillemor Alfa Wonwolf këmbëngul se takimi mes tyre ka ndodhur në vitin 1997, kur ishte me pushime në Britaninë e Madhe.

Pretendimet e saj shkojnë deri aty sa të pohojë se ai ishte në dijeni të ekzistencës së djalit dhe e kishte vizituar në Suedi disa herë e madje kishte kontribuar dhe financiarisht për rritjen e tij. Përfaqësues të këngëtarit i kanë vënë në dyshim të tilla pretendime, duke i cilësuar “fantazi të pastër”.

Suedezja është përpjekur edhe t’i shesë gazetave të ndryshme disa analiza AND-je që rezultonin pozitive, por ekspertët thonë se ato mund të falsifikohen më shumë lehtësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *