• |
ide | kryesore

Dashamir Xhika i vetëm në qeli, lirohet një tjetër zyrtar i ARRSH-së

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda liroi nga qelitë e paraburgimit ish-zyrtarin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Aksel Qurduka. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Qurduka akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv” lidhur me ndërtimin e segmentit rrugor Tiranë-Elbasan. Aktualisht vazhdon të mbahet në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika. Kallëzimi ndaj tyre u bë prej Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2016 dhe më pas nga Ministria e Infrastrukturës. Auditi konstatoi që me veprimet dhe mosveprimet e tyre ata i kanë shkaktuar shteti një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh.

©LAPSI.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *