• |
ide | kryesore

Arbitrazhi dënon Shqipërinë me 44 mln $/ Rama hoqi grekët për t’ia dhënë Edmond Begos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), i ka dhënë të drejtë kompanisë “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit që ka publikuar dosja.al arbitrazhi ka gjetur fajtore qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord Tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjes në Ibë.

Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.

Kompania greke Aktor, e cila ndërtoi tunelin e Kërrabës dhe fitoi tenderin për rrugën Tiranë-Elbasan, u përball me një “telenovelë” shqiptare. Aktor përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë COPRI.

Aktor pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ. Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”.

Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet. Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakordësuar dhe kishte rënë dakord.

Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një “gropë” të madhe për financat e qeverisë shqiptare.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja. Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me “Aktor” bëhet gjyqi i dytë, pas Becchetit, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve. /dosja.al



25 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA thotë:

    CARLO BOLINOS EDMOND BEGOS BECHETIT YMER GELBAZA KELLIRES KOL SALLAKUT HAJDE SHTET I EDI RAMES HAJDE

    1. Jo vetem aq po ka plot qe e votojne ende . Ky u ka fut doren sa.krahu ne buxhet te.shtetit e ka fut doren sa krahu ne xhepin e shqiptarve dhe sidomos socialisteve te karit u ka gut jo vetem.karin por dhe loqet ne fyt dhe prape e.votojne perversat

      Edhe bar (k) do hame dhe kryetari te na rroje

      milet i dhjere sidomos kllufat socialiste

      1. Mos u merr me miletin..Eshte gjynah te flasesh per njerez qe mendojne gjithe diten, ne kete kohe krize, te cojne ne shtepi buken per kalamajte..Kane 4 vite qe i kane mohuar edhe te drejten e votes..Kur ti vije rasti , ky milet do ti coje ne shtepi.. Shpresoj qe te mos votojne akoma ata qe deri 3 vite me pare ishin me Ramen ne qeveri dhe mbajten ne kembe Veliajn..

  2. Te treja partite PD, LSI dhe me pas PS kane vjedh dhe stervjedh per 30 km tirane – elbasan.
    Jane kaq injorante, kaq makuter sa qe vjedhjet i bejne pa pike hezitimi.
    Keta harrojne qe kompanite e huaja kane pervoje, kane strukture ne cdo drejtim.
    Keta kujtojne se po punojne me salillarin me karillarin me gener 2 apo 3 ku bejn e fallsifikojn cdo tender

  3. te dali urgjentisht ministrja BELINDA BALLUKU te sqaroj shqiptaret. Perse duhej futur ky ortaku i qeverise Bega , derisa ishte nje kompani zyrtarisht

    1. Sepse politikanet tane jane injorante dhe kokforte. Rama qe sa erdhi donte te kepuste burimet e financimit te PDs duke anuluar ne menyre te njeanshme te gjitha koncesjonet apo kontratat e Berishes nga PD merrte parate. Pra ideja ishte tja mbyll rubinetin financiar PDs dhe te hapte rubinetat financiare per vete . Kur koncesionaret pranuan qe pagesen qe ja benin PDs tja jepnin Rames.. Rama nuk i preku.
      Tani qendron problemi se disa kompani ju drejtuan gjykatave per keto anulime kontratash te njeanshme . Dhe dihet se po shkoi ceshtja ne gjykate ose do tja fusesh ose do te ta fusin.
      Te gjithe e dine se ajo frima greke ishte nje firme qelbesire , por gjeti avokatet e duhur dhe e coi ceshtjen ne gjyq.

      1. Firma Aktor mbase nuk eshte kulmi i perfeksionizmit, por nuk eshte qelbesire dhe me siguri, nuk mund te krahasohet me firmen e Mond Begos.. Aktor ben 1 miliarde (eur) xhiro ne vit..interesohu pastaj fol..Tani, problemi eshte, do hetoje dikush per kete dem 44 milione apo leket e taksave tona dhe borxhi qe do tu japim femijeve eshte ne dore te hajduterise dhe makuterise..

          1. Firma Aktor ka qene e regjistruar edhe ne Shqiperi me filialin e saj shqipetare ,ndryshe per ligjin e prokurimit nuk do lejohej te hynte ne tendera. Nese me kerkese zyrtare te Qeverise Shqipetare ka vazhduar punimet patjeter qe ka kerkuar nga kontraktuesit pune duke pritur pagesat. Kur nuk e paguan Rama &Co preferoi te falimentonte filialin e saj shqipetar. Askush nuk eshte hero qe te paguaje nenkontraktorin kur nuk eshte paguar vete! Per ate qe ka biznes kjo eshte normale!

  4. Te arrestohen sa me pare te gjithe banditet e ministrise transportit dhe drejtoret e ARRSH. Ti kthejne miliona popullit te varfer

    1. po lejini keto arrestime, se nuk nxirret gje..tallen te gjithe. Me leke do dalin prape..pa asnje problem.Anjeri nuk ka dhene mandat per hetimin e llogarive bankare jashte shqiperise.Kur ka bere kerkesen e fundit shteti shqipetar per hetimin nderkombetar te llogarive te politikaneve.

  5. aq keq qenka sa gjykata.jo vetem.i ka dhene 44 milion po i ka thene te paguaj dhe te gjitha shpenzimet e arbitrazhit. cka do te thote qe shkeljet kane qene madhore ose mbrojtja e dobet

  6. 44 milione euro eshte pak a shume vlera e 600 apo 700 shtepive te reja qe shteti mund te ndertonte per ata qe akome flene ne cadra apo nen plastmas. Tani duhet t’ia paguaje nje firme te huaj thjesht per kaprico.

  7. U Q… NENAT M… MOR MASKARNJE SE DO P[ERGJIGJI NJE DITE KUSHDO QOFTE MORE HIPOKRIT MORE SEKTI I KEQ POLITIK NJERZOR FAMILJAR

  8. Si largimi i Becchetit, si largimi i firmas greke eshte bere me marreveshje per tu

    gjobitur Shqiperia ne arbitrazhin nderkombetar sa me shume aq me mire dhe dollaret ose

    eurot t’i ndajne bashke. Dhe keshtu te dy palet dalin te fituar win-win, vetem Shqiperia

    dmth populli i shkrete paguan dhe paguan deri sa ti dale shpirti. Per nje fature energjie

    te papaguar 38 mije leke te vjetra e ka burgosur dhe cuar drejt vetvrasjes kryefamiljarin

    kurse per faturen 150 milion euro as nuk e rruan trapin fare sa te kete popullin trap ta

    shkel me kembe, ta gjobise ,ta burgose ,t’i prishi shtepite, t’u rrit taksat ta varferoje deri

    ne skamje e ta detyroje edhe te largohet nga ky vend pa e kthyer koken prapa si nga

    nje mallkim.

  9. O socialista , rilindas, komunist, patozet , blushet, topallet, komunistet, murrozet , hajdaret , nisma thurje, jeni bashkefajtor me Ramen e duheni shporrur nga jeta politike e ketije vendi . Juve nuk u hyn gje ne kembe spese jeni byth e brek me Ramen ,por nga ju po e peson gjithe shqipetaret. E lezeteshme eshte nisma thurje kur hiqet si opozite dhe me shume shan opoziten se sa Ramen .

  10. O socialista , rilindas, komunist, patozet , blushet, topallet, komunistet, murrozet , hajdaret , nisma thurje, jeni bashkefajtor me Ramen e duheni shporrur nga jeta politike e ketije vendi . Juve nuk u hyn gje ne kembe spese jeni byth e brek me Ramen ,por nga ju po e peson gjithe shqipetaret. E lezeteshme eshte nisma thurje kur hiqet si opozite dhe me shume shan opoziten se sa Ramen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *