• |
ide | kryesore

Tjetër tunel në rrugën Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka arritur të gjejë zgjidhjen teknike të projektit të rrugës Tiranë- Elbasan, ku ka rrëshqitur një masiv i madh shkëmbor, në anën e Elbasanit.
Deri tani zgjidhet janë hartuar në dy raporte të ndryshme, që kërkojnë adresimin e situatës gjeologjike të shpatit të malit që ka rrëshkiqur e që do t’i paraqiten Këshillit Teknik të Rrugëve.

Njëri prej raporteve, i cili ka dhe koston e më të shtrenjtë, rreth 6.4 milionë Dollarë parashikon ngritjen e një tuneli të shkurtër vetëm nga një kah i rrugës, për të shmangur kalimin në aksin ekzistues, ndërsa tjetri kërkon sheshimin e një pjese të malit në mënyrë që të shmangen përfundimisht rrëshqitjet.

Burime zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar thonë se fondet do të gjenden nga paratë e buxhetit të shtetit e se rikonstruktimi i dëmtimeve do të fillojë menjëherë pas miratimit të raportit.

Brenda disa muajve Autoriteti Rrugor do të nisë edhe ndërhyrjen në autostradën Tiranë-Durrës, aks i cili në vite ka degraduar.

Banka Botërore është tërhequr nga financimi i këtij projekti, ndërsa asfaltimi dhe rishtresëzimi i rrugës do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit.

Fillimisht u llogarit se kosto për këtë rrugë do të ishte 11 milionë Dollarë, ndërsa tashmë që nuk do të bëhet me standardet e bankës, shuma pritet të jetë më e vogël. /Tvklan

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/tjeter-tunel-ne-tirane-elbasan-533916/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright



2 Comments

  1. Kryevepra inxhinierike ben Gjiknuri!Inxhinieret qe ka ky djale do bejne qe per nje vit te mbyllet prape tuneli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *