• |
ide | kryesore

Premtimi i pambajtur për riparimin e rrugës Plepa-Shkozet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Plepa



Në qershor drejtuesi i rrugëve premtoi se brenda sezonit rruga Plepa-Shkozet do të riparohej. Ky premtim nuk është mbajtur.

Më 21 qershor drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi deklaroi se unaza e Durrësit do të riparohet brenda sezonit turistik të verës. I pyetur nëse riparimi i rrugës do të bëhej brenda muajit gushtit, kur është edhe piku i sezonit, Berberi pohoi.

Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme në vend për qytetarët që i drejtohen jugut për të pushuar.

Një vëzhgim i Lapsi.al në unazën e Durrësit nga zona e Plepave deri në Shkozet zbulon një situatë tjetër.


Më datë 18 shtator rruga është e paasfaltuar. Gropat dominojnë pjesën më të madhe të rrugës. Ndërkohë, kontrata është lidhur me datë 13 shtator. Kontrata iu dha kompanisë “A.L-ASFALT” për një vlerë 94 milionë lekë apo rreth rreth 112 milionë lekë apo 1 milionë euro me TVSH.

Pra, premtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar se rruga do të realizohej brenda verës e konsiderojmë të pambajtur. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *