• |
ide | kryesore

Konfirmohet rikthimi i Johnny Depp në Fantastic Beasts 3

Paparazzi, Slider



Johnny Depp ka konfirmuar se do të kthehet në Fantastic Beasts 3, prodhim që pritet të fillojë në ‘mes të vitit të ardhshëm’.
Aktori tha se e dashuronte rolin e tij dhe mezi po pret që të fillojë xhirime për filmin e tretë,
Në një intervistë me Collider të martën, 55-vjeçari tha: “Mundësitë në atë botë janë të hapura, kështu që mund të provoni me të vërtetë çdo gjë. Dhe mezi po pres xhirimet e rradhës.”
Pjesëmarrja e Depp në rolin e Gellert Grindelwald u minua për shkak se fansat shprehën zhgënjim ndaj yllit të Hollyëood pasi ky i fundit u akuzua për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja Amber Heard.
Por mesa duket regjisori David Yates vendosi që ti rijapë rolin aktorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *