• |
ide | kryesore

Nga vendi i parë, zbresim një ligë më poshtë – Panucci: “Nuk dorëzohem”

Sport



Gjithcka e mbyllur tashmë, pikërisht në minutën e 83 kur Dia Saba shënoi golin e 2-0: golavarazhi kështu i dha dorën e fundit Shqipërisë së teknikut Christian Panucci, duke e bërë ndeshjen e fundit me Skocinë, në Ligën e Kombeve, të kotë.

E vetmja mënyrë për të kaluar Skocinë është ta mundim 3-0, duke shpresuar se Highlanders do të mundin Izraelin. Në këtë rast do të kalimin Skocinë, por jo Izraelin, që në kuotë të barabartë pikësh (6 për të tre skuadrat) na ka mundur 2-0 dhe e kemi mundur 1-0. Në këtë pikë, tani është e sigurtë jemi jashtë veendit të parë, por rrezikojmë të zbresim në Ligën D, nëse nuk mundim Skocinë me më shumë se dy gola diferencë.

“Më vjen keq për djemtë sepse bënë një ndeshje të shkëlqyer – tha Panucci pas ndeshjes -. Morëm gol në rivënien e portierit dhe kjo është e rëndë. Pastaj të shkosh në shtëpi 2-0 me një ndeshje të luajtur kështu, dhemb shumë”.

Panuccit nuk i dalin llogaritë dhe nuk heziton të fajësojë mbrojtjen, edhe pse ka shmangur emrat e përvecëm: “Fjetëm gjumë”. Mungesa e arritjes se një objektivi të konsideruar prioritar nga vetë tekniku, por edhe FSHF, ishte Liga e Kombeve, por dështimi këtu nuk e ka bërë Panuccin të dorëzohet: “Nuk jam i dorëzuar, por të vjen keq sepse bëmë një ndeshje me kualitet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *