• |
ide | kryesore

Trukimi PSG-Crvena Zvezda; UEFA dinte gjithçka

Sport



Lajmi i zbuluar nga L’Equipe në ditët e kaluara mbi një trukim të mundshëm të ndeshjes së Champions League mes Paris Saint Germain e Crvena Zvezda vazhdon të prodhojë debat dhe të vendosë në siklet futbollin europian. Detajet e fundit që gazetës franceze tregojnë se Uefa ishte plotësisht në dijeni të tentativës së trukimit.

Ka patur një anomali fluksi bastesh mbi fitoren e skuadrës së Thomas Tuchel me pesë gola diferencën ndaj kampionëve të Serbisë, gjë që në fund rezultoi i saktë me 6-1 në favor të francezëve. E mes bastvënësve ishte edhe një drejtues i Crvena Zvezdës që kishte vënë 5 milionë euro kundër skuadrës së tij.

Për këtë motiv policia franceze provoi të qartësonte situatën mbi një takim të mundshëm mes një drejtuesi serb e Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Psg, por pa gjetur askënd nga të dy në hotelin që ishte sinjalizuar si vendi i takimit. Pastaj, në fund të ndeshjes, rezultoi e kotë edhe tentativa për të gjetur personin e dyshuar që kishte vendosur bastin e lartë fitues. Por nëse verifikohet e gjitha, pasojat mbi edicionin aktual të Champions League do të ishin shumë të rënda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *