• |
ide | kryesore

Balla: Nuk e kam takuar Alizotin, në të kundërt shkoj në “kokërr të burgut”

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha në emisionin “Opinion” se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar kurrë Fredi Alizotin, i cili në përgjimet e prokurorisë dhe në videon e publikuar nga Partia Demokratike pretendon të kundërtën.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e njoh këtë person dhe sot në kallëzimin e depozituar në Prokurori, këto që them para jush i kam thënë edhe atje. Nesër kam kërkuar që të shkoj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që këto që po them këtu t’i them edhe atje”, – tha Balla.

Pyetjeve se nëse mund të jetë ndonjë Taulant tjetër, Balla iu përgjigj: “Nuk e di, unë nuk jam. Deklaroj me përgjegjësi. Ju e dini që unë kam bërë një kallëzim penal dhe kam deklaruar me përgjegjësi të plotë që nuk e kam takuar, nuk jam unë ky personi. Dhe ju e dini që kallëzimi im, në rast se vërtetohet e kundërta rrezikoj deri në 5 vite burg, marr përgjegjësi të një kallëzimi të rremë, është nga gjobë deri në 5 vite burg, apo jo?

Kam edhe unë kritikat e mija për Prokurorinë lidhur edhe me këto përgjime, në asnjë vend nuk mund të dilnin këto përgjime në publik. Në asnjë vend nuk mund të ndodhë që të dalë, më falni, një idiot, të përmendë emrin e një politikani, dhe sigurisht tani ky politikani apo qytetari duhet të justifikojë në media jam, apo nuk jam unë. Nuk jam o vëlla, fare, as nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse provohet se e kam takuar “shkoj në burg, në kokërr të burgut”.

Fredi Alizoti, i cili ka pranuar se është personi që ka luajtur rolin e Agron Xhafajt në videon “Babale 1”, ka thënë se ka takuar Ballën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu për çështjen e audiopërgjimit të Albert Veliut.



7 Comments

  1. Mire e ka, ne mos nje kokerr, tjetra kokerr, kaqe te lare e din veten ky mashtrues profesionist, sepse ka pushtetin nga pas e manovratoret si vegla per ta shplare nga bemat qe ky ika te jetes se tije mafioze ne sherbim te tyre.?

  2. Shkoj ne prokurori -shkoj ne prokurori -keshtu i mbeti goja ketij Palles e di se prokuroria eshte malli i te jemes tij .Po nuk do hyje sot brenda sa te jene ne qeveri keta drogaxhinjte dhe trafikantet do hyje neser.

  3. Edhe mund të ngrihej dyshimi se po i bien si shumë në qafë, këtij kones së Ramës, që leh gjithë ditën për të zonë e që është i përzjerë në gjitha këto histori me mafiozë droge .
    Por problemi është se nga lehjet zëholla të kones, ky sherr budallai nga Librazhdi, ka filluar ta ntrashë zërin e ta bëjë si qen stani, duke kërcënuar të gjithë se do ti fusë në burg, pasi ai qenka kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë e jo Arta Marku që ka caktuar Rama.

  4. dhe xhisela u dogj vet,frroket e rames nuk kan vrar njeri,ata u vetvran dhe qelluan veten me automatik nga 10 metra largesi,bmv habilakt ja dhan dhurat sajmirit dhe ata ja shiten atij,griselda lindi femij zahon e jo jastekun,avoinet e droges ishin mushkonja,rama skenderbe u nenen po si nuk paska fund marrezia.geroni iku vullnetare ne burg ata italjanet nuk e kan denuar per drog jo por e kan ber drejtor burgu ne itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *