• |
ide | kryesore

Champions League mund të ndryshojë, 4 skuadra nga një vend konsiderohen tepër

Sport



Shoqata e Ligave futbollistike europiane (Epfl) është “krejtësisht kundër” reformës së Champions League e kërkon nga Uefa të kthehet në një “format më të përshtatshëm”, duke i rezervuar një hapësirë më të vogël atyre vendeve që kanë nga katër skuadra të garantuara.
Ky ka qenë njoftimi i bërë pas mbledhjes së drejtuesve, që ka kërkuar edhe ‘mbrojtjen’ në të ardhmen të fundjavës, duke e rezervuar vetëm për kampionatet kombëtare, duke përjashtuar natyrisht të shtunën kur luhet finalja e Champions.

Grupi me 28 liga të futbollit që bëjnë pjesë në këtë shoqatë do ti parashtrojë kërkesat e tij në mbledhjen e ekzekutivit të Uefa në 3 dhjetor në Dublin, ku do të flitet për ndryshimet e mundshme të kompeticionev europiane, me mundësinë për të krijuar një kompeticion të tretë, edhe kjo me 32 skuadra.

Epfl po punon mbi të gjitha në frontin Champions, që duhet të jetë më e përshtatshme e të garantojë “të ardhura më të mëdha” për të gjithë, e jo vetëm klubeve anglezë, italianë, spanjollë e gjermanë, që kanë që tani përfitime të mëdha në krahasim me pjesën tjetër të konkurencës.

“Një ndryshim i nevojshëm – tha sekretari i përgjithshëm i shoqatës, George Pangl -, mjafton të mendosh se 48% të shumës së dhënë nga Uefa në Kupën e Kampionëve e Champions nga 1992 deri më sot ka shkuar vetëm në 14 klube”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *