• |
ide | kryesore

Lopetegui në fije të perit, Perez takon avokatët e Conte

Sport



Fitorja në Champions League nuk i ka zbehur retë që mbulojnë Julen Lopetegui. Dead-line mbetet El Classico, i pari pa Ronaldo e Messi pas një jete, e pikërisht mungesa e CR7 duket se ka këputur zinxhirin e besimit se ishin më të fortët.

Ndërkohë, ish-trajneri i Spanjës duhet të përballojë edhe presionin mediatik, që menjëherë pas fitores jo brilante me Victtoria Plzen, janë treguar të pamëshirshëm, duke iu kthyer variantit Antonio Conte. Në fakt, Guti e Solari, dy ish-merengues, mbeten opsione të lehta, që mund të zëvendësojnë menjëherë Lopetegui, vetëm se Perez nuk do më eksperimente dhe Conte në këtë aspekt është një siguri.

Nën sipërfaqe, Florentino Perez po punon për të sjellë në Madrid ish-teknikun e Chelsea. Presidenti madrilèn është takuar tashmë me avokatët e trajnerit puljez për të kuptuar se si mund të kapërcejë pengesën Abramovich.

Conte, ka një kontratë prej 10,8 milionë e nuk ka ndërmendë të heqë dorë. Kështu që duhet një sforco ekonomike nga ana e Real e një vullnet i hekurt për të arritur marrëveshjen. E vështirë por jo e pamundur. Por gjithcka varet nga El Classico, nga sfida në Camp Nou të dielën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *