• |
ide | kryesore

Basha flet me emra: Politikanët e lidhur me krimin që blejnë vota

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndërhyrë LIVE në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 duke folur për akuzat ndaj Vangjush Dakos por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën.

Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.

“Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkiakëve apo deputetëve të tjerë të Ramës që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Damian Gjiknuri apo Ulsi Manja.

Të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra SMS të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën.

Duke nisur nga Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri të Vangjush Dako një politikan bandit që e ka kthyer Durrësin në një zonë të lirë për krimin e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, – deklaroi Basha.



4 Comments

  1. Po grupi I capajve ne elbasan qe kercenonte po nuk votuat pd keni pune me ne,kur basha ishte dhe min brendshem,kur e beni eshte mire

    1. Rama e ka plotësisht në duartë e tij edhe policinë edhe drejtësinë e gjithshka, e po të ishte ashtu siç gënjen ti për këtë “grupin e capajve”, ata duhet të ishin futur sot në burg.
      Ka një ngjarje flagrante të filmuar e publikuar në Elbasan, ku një grup mafioz fare hapur bëri veprime terroriste në këtë qytet, e policia “që duam” në mënyrën më skandaloze qëndroi me duar lidhur.

  2. Luli qe nuk ka bythe ti permendi emrin capajve,ju skiftera nuk dini gje,por luli min I brendshem capajt e kishin elbasanin nen kercenim luli me capajt u be deputet harruat ju skiftera qe luli nderroje tre min ketij klani luli I dha pasaporta diplomatike,liri te plote neper rruget e droges ne shqiperi,min brendshem ne fuqizimin e capajve sulmoje te tjeret,zgjedhjet po vijne dhe capajt I duhen votat lulit apo jo skifter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *