• |
ide | kryesore

Eminenca gri/ Pse Endri Fuga po del nga hija e Ramës?

Arkiva, Kryesore



Të gjithë e mbajnë mend si një njeri të cilit i pëlqen të fshihet nën hije. Ata që e kanë njohur gjatë kohës së “Mjaft”, e kujtojnë si njeriun që qëndronte gjithnjë nga pas Erion Velisë. Ata që e kanë njohur pas 2007 në bashkinë e Tiranës, e kujtojnë si njeriun që i çonte ndonjë korrigjim lajmi gazetarëve, për të ndrequr imazhin e kryebashkiakut Rama. Ata që e mbajnë mend në zyrat e PS në opozitë, e kujtojnë si njeriun që u linte takimet me kryeopozitarin dhe shpërndante lajmet kundër qeverisë Berisha.

Edhe pasi hyri në zyrën pompoze të kryeministrisë, ku monopolizoi fondet e mëdha shtetërore të buxheteve për mediat, Endri Fuga nuk dilte në plan të parë. Madje sa më shumë rritej fuqia e tij, sa më shumë ankoheshin edhe ministra si Klosi, Bushati apo Tahiri se i anashkalonte për të nxjerrë në plan të parë mediatik Erion Velinë, aq më shumë këshilltari i komunikimit preferonte të mos dilte personalisht në plan të parë.

Por prej disa ditësh po vihet re një ndryshim 180 gradë.

Ato që i shkruante në sms private, Endri Fuga po i thotë publikisht. Ai ka dalë nga errësira. Para disa ditësh foli publikisht për ata që do të dënoheshin nga ligji i shpifjeve. Pastaj sulmoi gazetarët që qëndronin të squllur para Berishës, ndërkohë që përlesheshin me Ramën. Sot i është përgjigjur Berishës me një përgënjeshtrim, për një vizitë të Ramës në Izrael.

Lexo më tej:

Pas debatit në “Open”/ A u trodhën gazetarët përballë Berishës?

Po pse ka vendosur ta lërë rolin 10 vjeçar të eminencës gri dhe të dalë nën dritën e prozhektorëve, Endri Fuga?

Dëshira njerëzore për protagonizëm, të cilën ai e ka mbajtur të ndrydhur për më shumë se një dekadë, përjashtohet si argument. Po ta kishte brenda vetes do ta kishte bërë me kohë.

Po atëhere?

Më e mundshmja është ndryshimi i strategjisë politike nga Rama, i cili e ka kuptuar se personazhet e tij të vijës së parë janë diskredituar në publik dhe po përpiqet të shfaqet me fytyra të reja. Dhe këtu Fuga nuk përbën një përjashtim. Javët e fundit, pas shpërthimit njëri pas tjetrit të shumë skandaleve, Xhisiela, Fred Alizoti, Dako, që kjo shumicë nuk po i përballon dot, Rilindja ka “zhdukur” nga komunikimi me publikun ministrat dhe po i ndërron ata me zëvendësat e tyre të panjohur më parë. Kështu javët e fundit kanë qenë katër zv/ministrat: Besfort Lamallari, Julian Hodaj, Rovena Voda dhe Romina Kuko, që kanë përfaqësuar qeverinë në përballjet me gazetarët dhe kundërshtarët politikë në emisionet më të ndjekura në Shqipëri. Aktivë kanë qenë në të njëjtën kohë edhe zv ministrja e drejtësisë dhe ai i jashtëm Gent Cakaj.

Ndoshta Rama, në pamundësi reale për t’i shkarkuar ministrat që kanë humbur pikë në publik po përpunon një tjetër strategji, atë të zëvendësimit mediatik të tyre me figura të pakonsumuara. Dhe ky ndryshim kursi ka mundësi të ketë ndryshuar edhe zakonet e Endri Fugës, duke e nxjerrë nga hija në plan të parë. Prandaj ai nuk replikon më me gazetarët përmes sms-ve të fsheha, por duke përdorur hapsirën e madhe të rrjeteve sociale, duke i dhënë fund kështu Endrit “të ndrojtur” që vepronte në hije.

©Lapsi.al



36 Comments

  1. Iku koha kur pd rekrutonte njerez te krimit te pa shkolluar qe nuk kishin fare lidhjen me shkollen por ishin te fort ne ane te tjera. Prandaj mos ngataroni te tjeret me veten pasi qe kto jane njerez te mire formuar dhe me integritet te larte profesional dhe moral. Kam pershtypjen qe te bashkoheni te gjithe te pd nuk arrini ne nivelin e vetem njrit nga keta. kaq kisha

      1. Kujdes kosheren vella se bletet i paske cuar per lesh. Nivel Endri Fuga apo Bushka e Spiropali. Me fal, duhet te jesh nga grupi qe i ka rene per pjese ti lavazhojne trurin.

    1. si llafezane e mashtrues ke te drejte , nuk ua kalon njeri..per te tjerat shohim e bejme..mire vllai nga tepelena??

  2. Pse m per cdo ceshtje duhet detyrimisht te dali vete Ministri ? Tpakta jan besoj ceshtjet kur duhet te prononcohet vete Ministri. Dhe sidomos kur zv.ministrat qe keni permendur jane shume te pergatitur dhe me integritet te larte.

  3. Kaq te veshtire e keni ju te pd qe reflektoni, apo spershtateni dot me sistemin dhe rendin ligjore,,, dhe keni te drejt se ne kohen tuaj vec shtet dhe ligj nuk kishte. Epra kjo ben diferencen mes gjerave sepse keta flasin me fakte dhe ju brockulla, e keni shume te ulet nivelin e komunikimit dhe arsyetimit njekohesisht.

  4. Ky kanje te mire ama, qe shyqyr qe nuk flet se kush e degjoon kupton nga zeri prej pederasti se eshte nje bythqir i vogel

  5. Falja qe rama I beri saliut per shpifjet me qe ky ka rrjedhur,del fuga dhe meret me saliun qe ka filluar te ushqehet me luge floriri tani,nga njeriu qe mesoi te ushqehej kur erdhi ne Tirane per te jetuar,ky njeri atje ku kishte lindur ushqehej me gishta nuk I njihnte luget sot zengjin,ruaju zengjinit te Ri thote populli.

  6. Kujdes!Morali shqiptarit tani e tutje,do te jete sinonim i se keqes.
    Nëse Rama eshte Hitleri,Fuga eshte Gëbelsi.Pozicionohet Fuga ne
    politike ashtu si Veliaj dhe Rama,nderi,burreria,besa,si virtute tipike
    te shqiptarit,do jene vetem fosilie,relike e nje kohe te vdekur.
    E moralshme per Ramen, Veliajn dhe Fugen,jan mashtrimi,pabesia,
    shkerdhatizmi.Mbi dy mije vjet kulture,po zhduket nga”rilindja”
    vetem ne 6 vite.

  7. Pse duhet te jeni gjithmone kaq negativ dhe shpifes duke perdorur alibite e propagandes se saliut dhe kelyshve te tij me shpresen dhe endren tuaj qe kurre nuk do realizohet per te ardhur ne pushtet .

  8. Fytyrat e reja te kesaj qeverie jane njerez me integritet jo kamikaze si fytyrat e reja te PD qe ruajne shpatullat e saliut

  9. Ps eshte kjo qe eshte sot nga menyra e rekrutimit te te rinjve (shumica e studiuar). Pd esht po ajo hale e vjeter me injoranter arrogante qe ngaterrojne politiken me thashethemet e kafeneve dhe dhunen.

  10. pd ka qene dhe mbetet akoma me garden e vjeter ish-sigurimsat e gazidedes ,dhe prandaj zvjen dhe zdo vij me ne pushtet. Ndryshe po ben ps me ministra dhe zv.ministra tepergatitur dge mbi te gjtha njerez me kulture dhe jo vetem militant .

  11. Endri Fuga nuk eshte e vertete qe ka qene nje eminence gri. Te jesh nje eminence gri do te thote te jesh nje njeri me ndikim, me mendim dhe me shume shume inteligjence. Mirepo Endri Fuga nuk eshte i tille. Ne qe e njohim e dime qe ai eshte vetem nje injorant i vogel, qe as shqip nuk di te shkruaje. Ai eshte nje vemje e perkedhelur qe e kane llastuar dhe kurre ne jete s’i ehste dashur ta fitoje jeten me pune. Perhere e kane mbeshtetur mami dhe babi me para dhe pushtet. Gjithmone eshte mbajtur pas xhaketave te te tjerave. Ai ku ta gjeje qe ta quajne eminence gri, pasi kjo do t’i bente njerezit te mendonin se prapa heshtjes se tij qendron ndonje lloj mendimi i rafinuar. Por jo, ju garantoj qe pas heshtjes se tij qendron paaftesia, cektesia dhe amatorizmi. Ai nuk eshte ne gjendje te perballoje nje debat. Nuk eshte ne gjendje te jape nje interviste. Nuk eshte ne gjendje te shkruaje nje artikull apo opinion. Ne pamundesi te ketyre, i ka krijuar vetes aureolen e atij qe i di gjerat nga brenda, qe leviz fije apo qe ben strategji. Nje mt te madh ben. Thjesht Rama e mban pas vetes si pazh, si sherbyes dhe si gojoreberes te kendshem. Kaq banale eshte e gjitha. Ndaj na i kurseni keto teorite e konspiracionit. Rama duhet te jete vertet ne hall per figura, saqe po nxjerr nga pantallonat edhe me te paaftet. DHe mire po ben. Le ta shohin te gjithe se cilin lepurush kane ngritur me imagjinate ne lartesine e strategut.

    1. Rrofsh per detajet,sepse karakteri dihet,perderisa eshte produkt i kllonimit sorrosian,
      ashtu si Erion Makiaveli,Milva Ekonomi e shume te tjere.

  12. Ky sindromi komunist ka. leshue aq. rrenje. te. thella ne. kokat e. zbrasta. te. shqiptareve. sa. qe. edhe keta. komentues. larva. te. skadueme. e. lavderojne. kete. idiot Fugon

  13. Pashe te Fevziu para nja dy ditesh nje debat mbi krimin ku pozicionin e PD-se e perfaqesonte Fariu, nje ‘mamuth’ gjithollog i politikes, ndersa ate te PS-se nje djale i ri, teknik, me paraqitje dhe elokuence ku e ku me bashkekohore se oponenti i PD-se (me duket nje nga keta zv ministrat). Zgjedhja e PD-se, per mua ishte e gabuar. Si mund ta bindesh elektoratin se e ardhmja me ty do te jete me e mire, kur fytyra e te ardhmes se premtuar eshte ajo e Fariut!? Kur con nje fari te super konsumuar dhe perfolur per lloj lloj aferash, te mbroje tezat e dashurise per ligjin dhe rendin!? Po mire mer po si ka mundesi qe kjo parti me histori kaq te madhe e me rrenje kaq te thella te mos kete 100-200 njerez te rinj, te pergatitur profesionalisht e te motivuar politikisht qe ti rreshtoje si qeveri hije perballe rilindasve te Rames!? Po c’lidhje ka Fariu, apo Preshi per ate muhabet (se ishte edhe ai ne TV ate nate) me Shqiperine 2020!? Keta e kane dhene aq kontribut sa kishin mundesi ne vitet ’90-te kur jua kerkonte koha, sot c’lidhje kane!?

    Sa te kete perballe ket opozite Rilindja do beje kokrren e qejfit.

  14. Jam dakort me mendimin e Kacidhit, ai ose duhet te jete shume i zgjuar dhe mbi nivelin e te tjereve dhe nuk del ne publik ose shume i paafte dhe medioker gje te cilen e mbulon me mosdalje ne publik. Eshte padyshim e dyta. Sa per morrat e kuq me tanga Mavi,(Mario,Mondi, Lali madh, Donnasuma dhe Hose ose si i thone shqip Zorra) mos flisni si e Ema Zeqos maje thanes. Disa nga keta “talente” qe jane zvministra i kam pare ne debate televizive dhe niveli i tyre le shume per te deshiruar. Ne debatin per Babalen zv Ministrja e Rendit pervecse bente poza dhe mimika tregoi nje nivel shume te dobet per pozicion qe i kane dhene qe nuk besoj se e meriton te pakten bazuar ne aftesitet profesionale( ndoshta duhet te kete aftesi te tjera qe si dime). Dhe me e bukura eshte se ajo ka qene nje sekretare ne nje OJQ, pra pa ekperience ne administrate. Keshtu qe mos na hapni barkun me keto “prurjet” e reja nga Lana

  15. Nuk jam dakord.

    Fuga eshte profesionist i komunikimit. Punen e vet e ben shkelqyeshem. Kete e verteton fakti se njeriu me i pushtetshem (dhe ndoshta nder me te pasurit) ne Shqiperi e mban prane vetes. Po te ishte medioker per ate pune, Rama do ta kishte flakur me kohe. Ka pergjegjesi te madhe. Ajo afersia me KM nenkupton minimalisht se eshte njeri i informuar per shumecka. Shume me shume se ministrat. Nuk i besohet nje mediokri nje rol si ky.

    Pastaj flet puna. Fuga nuk punon per figuren e vet, paguhet per komunikimin dhe imazhin e KM dhe te krahut te vet politik. Besoj se nuk ka pike dyshimi se ne kete ‘kampionat’ skuadra e Fuges ka vite qe e pallon fuqishem kundershtarin kryesor, PD-ne e Lulit. Pa llogarit edhe ndonje sukses te vogel ne ‘Champions’, dmth me promovimin e imazhit te KM jashte vendit (sa intervista/ekspozime ne media prestigjioze nderkombetare ka Rama dhe sa Basha, Saliu dhe Meta te marre se bashku!?).

    Keshtu pra, inat kijeni, eshte e kuptueshme, po jepini hakun dhe mbi te gjitha perpiquni ti ngjani nga i cik…

  16. Nuk jam dakord me Kapidhin!

    Fuga eshte profesionist i komunikimit. Punen e vet e ben shkelqyeshem. Kete e verteton fakti se njeriu me i pushtetshem (dhe ndoshta nder me te pasurit) ne Shqiperi e mban prane vetes. Po te ishte medioker per ate pune, Rama do ta kishte flakur me kohe. Ka pergjegjesi te madhe. Ajo afersia me KM nenkupton minimalisht se eshte njeri i informuar per shumecka. Shume me shume se ministrat. Nuk i besohet nje mediokri nje rol si ky.

    Pastaj flet puna. Fuga nuk punon per figuren e vet, paguhet per komunikimin dhe imazhin e KM dhe te krahut te vet politik. Besoj se nuk ka pike dyshimi se ne kete ‘kampionat’ skuadra e Fuges ka vite qe e pallon fuqishem kundershtarin kryesor, PD-ne e Lulit. Pa llogarit edhe ndonje sukses te vogel ne ‘Champions’, dmth me promovimin e imazhit te KM jashte vendit (sa intervista/ekspozime ne media prestigjioze nderkombetare ka Rama dhe sa Basha, Saliu dhe Meta te marre se bashku!?).

    Keshtu pra, inat kijeni, eshte e kuptueshme, po jepini hakun dhe mbi te gjitha perpiquni ti ngjani nga i cik…

  17. Ore e keni vesh kte fugen me nji vello gjoja misterioze sikur me qene tano karridi nderkoh qe atij ju ka ca daullja sumes deri kur ishte me mjaftin dhe i vje vetem era mut.

  18. “Javët e fundit, pas shpërthimit njëri pas tjetrit të shumë skandaleve, Xhisiela, Fred Alizoti, Dako” ketu ndalova se lexuari. Po lodheni cdo dite nga mengjesi ne darke tu mbushni mendjen shqiptareve me propaganden tuaj e po perpiqeni te krijoni nje perceptim publik po tollumbacja po u shfryet, Xhisiela qe e quani skandal doli kurve po nga ju kur u nxorri bllof, fred alizoti u rrezoi nje histori babaleje qe me aq mundim e ngritet e tani u ngeli vetem dako qe dje nisi si telenovele po pa merak se juve max 3 dite u zjasin telenovelat para se cfryhen.

  19. O komentatore te leshit dhe te lekures edhe ju qe kini nje pike dinjitet edhe ky njeri qe paguhet per te bere ato zhgarravinat kryeministrit psikopat kur del dhe i lexon ne ato te ashtuquajtura -cderdhjesa-a degjesa me popullin,apo ato zhgarravinat qe lexon kur shkon ne parlament,apo ato raportet ne kryesine e -PS-es me fitoret imagjinare kohet e fundit e ka zene semundja e -Mitomanise-.Ky nuk do rrije gjithmone nen hije te shkruaje raportet me elozhe kryeministrit dhe qeverise dhe te gjitha keto merita ti marri Edvini dhe ministrat e tij ,prandaj ky Fuga tani e tutje do behet duke dale ne mejdan CENTRIFUGE.

  20. Ky eshte xhuxhi nr 2. Medioker. I Frustruar. Puna e tij eshte kulisa e intriga. Keta kane harruar cfare eshte e drejte e cfare jo. Cfare eshte ndershmeria e hajduteria. Bq mlleku e burrerria. Keta jane kthyer ne ca monstra provinciale pushteti qe i imituan sa plasen perendimoret ne dukje por punen, drogen, krimin e deshtimin e bene krah per krah me llumin e ketij vendi. Ndaj do mbeten me qesharaket e pushtetmbajtjes e do ikin si me te deshtuarit. Por dhe demin e kane bere te pakthyeshem.

  21. Don Corleone (te Kumbari III) u tha boseve te 5 familjeve – ” Ky eshte Xhoi Zaza. Ka fituar cmimin “Gangsteri me veshjen me te bukur”. Kushedi ju ben te gjitheve te famshem nje dite….”
    Po i ndodh edhe Fuges – Rama e ka thirrur ne pod, me zor sipas meje, dhe po e ben te famshem

  22. o Korrespondenti vullnetar i Fuges ke bere autogol kur thua qe ai eshte per te pasqyruar punen e KM dhe promovuar imazhin e tij. Deri tani imazhi i KM eshte per faqe te zeze, dmth per ke e ka fajin Fuga sipas arsyetimit tend. Ik e ha ndonje pjate supe pa leke per “Vullnetaret” se promovimi i Fuges mban era bythe

  23. Nuk e di nese ka ndonje analist tjeter ne kazanin mediatik qe ta urreje pd-ne me shume se mustafa nano, e pra, ai ka deklaruar se kjo qeveri eshte pa dyshim qeveria me e korruptuar qe ka qeverisur 25 vitet e fundit. Kaq per kalamajt e rilindur

  24. Po pra. Punon per imazhin e kryeministrit. Dhe si eshte imazhi i kryeministrit? Nje katastrofe. Njeriu me i urryer sot ne Shqiperi. Pra, duket sa profesionist eshte fuga dhe “ekipi” i tij i perbere nga cerra ish-ojqsta dhe amatore qe bejne pikerisht ate qe fuga i ben shefit: g0j0re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *