• |
ide | kryesore

Flet babai i Stresit: Më kë u kap stresi në hotel

Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh reperi i njohur Stresi ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Ditën e arrestimit, policia bëri me dije se në hotelin ku u arrestua në flagrancë ishte edhe një femër tjetër, por identiteti i së cilës nuk u tregua dhe ajo u la e lirë.

Të gjithë menduan se Stresi po tradhtonte partneren e tij Kejsin, por kush është vajza që ishte në dhomën e hotelit të Stresit?
Në një intervistë për “SevenBizz” babai i reperit u shpreh se ky arrestim është inskenuar dhe vajza ishte vetëm një fanse e cila kërkonte të bënte foto me djalin e tij.
Sali Lusha u shpreh se punonjësit e hotelit i ndërruan dhomën pasi ai flinte gjithmonë në dhomën 3, por në momentin që një fanse (e cila ishte e ulur në karrige) tha që donte të bënte një fotografi me Stresin, ka hyrë policia dhe ka bërë kontroll.

Lusha tha gjithashtu se pistoleta e gjetur ishte vendosur qëllimisht aty.
Sa i përket marrëdhënieve me Kejsin, Sali Lushaj tha se nusja e tij u ka qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, pasi ajo e njeh Stresin dhe i beson atij.
“Ajo e ka marrë me shumë sportivitet sepse e njeh Stresin dhe në asnjë sekondë nuk është ndarë nga ne”.
Dhe në fakt, Kejsi është munduar gjatë gjithë kësaj kohe të mbështesë bashkëshortin e saj, përmes fotove dhe videove të filmuara kur ai ndodhej jashtë qelie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *