• |
ide | kryesore

Sepp Blatter mbrohet: “FIFA nuk është mafia”

Sport

Në një intervistë për Marca këtë të diel, Sepp Blatter, i cili ka drejtuar FIFA-n për gati 17 vjet, këmbënguli se qeveria e futbollit botëror “nuk është mafia”.

”Ata që e kanë pohuar këtë duhet ta korrigjojnë. Ata janë njerëz individualë që nuk mund të kontrollohen. Kur hyra në FIFA, kishte njëmbëdhjetë njerëz që punonin. Tani janë tetëqind. Në futboll në atë kohë, nuk kishte asnjë problem, sepse nuk kishte para”, theksoi Blatter.

Nisur nga diferencimet brenda FIFA-s, duke përfshirë edhe disa nga kolegët e tij të mëparshëm, Blatter pranon se disa ndryshime janë të nevojshme:

“Ndoshta duhet ta ndryshojmë organizimin e bazës, me një kod detyrimesh që kontrollohet nga jashtë”, tha zvicerani, i cili e mbrojti bilancin e tij me vendosmëri.

“Në moshën 62-vjeçare, njerëzit tërhiqen dhe kam kaluar 17 vjet duke punuar për FIFA-n. Kam punuar për më shumë se 40 vjet për futbollin, i rrethuar nga të rinjtë dhe kështu jam ndier. Bilanci im është pozitiv”.

1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu