• |
ide | kryesore

Merkato transferimesh rekord në vitin 2023, FIFA: “U shpenzuan mbi 9 miliardë euro”

F1, Sport
FIFA



Në 2023-in e futbollit ka pasur 74,836 transferta ndërkufitare, një “rekord absolut”. Rreth 23.689 (31.7%) e këtyre transferimeve përfshinin profesionistë (burra dhe gra), ndërsa 51.147 të tjera (68.3%) kishin të bënin me futbollistë amatorë. Kjo është ajo që mësohet nga edicioni i vitit 2023 i ‘Global Transfer Report’ i publikuar sot nga FIFA. Pas rënies së shpenzimeve në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë, klubet shpenzuan gjithsej 9.63 miliardë dollarë në vitin 2023. Një rritje prej 48.1% krahasuar me vitin 2022, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm, të vendosur në 2019, me mbi 2 miliardë dollarë.

Vetëm dhjetë transferimet më të forta të lojtarëve, gjeneruan më shumë se 10% të të gjithë shumës së shpenzuar për transferime në vitin 2023. Po kështu, nga 3,279 transferimet që kishin një tarifë, 100 të parët ishin përgjegjës për më shumë se 45% të të gjitha parave të shpenzuara për transferimet. Klubet angleze kryesojnë sërish listën me 2.96 miliardë dollarë të shpenzuar. Italia e futbollit shpenzoi 757.6 milionë dollarë, por fitoi 1.021 miliardë. Kapërcim i Arabisë Saudite: 970 milionë dollarë në 2023, krahasuar me 50 milionë të investuar në vitin 2022.

LOJTARI MË I SHTRENJTË

Klubi që shpenzoi më shumë në Evropë ishte Chelsea, i ndjekur nga PSG dhe Liverpool. Lojtari më i ‘shtrenjtë’ i vitit 2023 ishte Jude Bellingham, i cili verën e kaluar u transferua nga Borussia Dortmund te Real Madrid për 103 milionë euro. Gjithsej 1,024 klube shpenzuan para për transferime ndërkombëtare në vitin 2023, hera e parë ndonjëherë që më shumë se 1,000 klube investuan në tarifat e transferimeve për lojtarë të rinj nga jashtë.

Lexo më tejMasa drastike e presidentit të FIFA-s Infantino: “Duhet humbja në tavolinë për klubet me tifozë racistë”

Që nga viti 2023, më shumë se 50,000 lojtarë amatorë kanë lëvizur përtej kufirit. Përafërsisht 91.7% e këtyre lojtarëve ishin meshkuj. Shtrirja globale e futbollit amator është mbresëlënëse: 207 nga 211 Federatat anëtare të FIFA-s janë përfshirë në të paktën një transferim amator. Federata më e lartë për sa i përket numrit të transfertave amatore në hyrje ishte Gjermania me një total prej 7,825.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *