• |
ide | kryesore

Lyrical Son së shpejti baba për herë të dytë

Paparazzi, Slider



Ai u bë baba për herë të parë dy vite më parë dhe tashmë familja e tij do të zgjerohet me një tjetër pjesëtar.
Festim Arifi, që njihet me emrin e artit si Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Eva në 2016-n.

Burime pranë çiftit për portalin “Prive”, zbulojnë se bashkëshortja e reperit është në pritjen e ëmbël.
“Gresa është disa muajshe shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar në një vizitë gjinekologjike në Shkup ditëve të fundit”, u shpreh ky burim.
Çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me lajmin e gëzuar, ndërsa nuk dihet gjinia e foshnjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *