• |
ide | kryesore

Presidenti i Ligës në Spanjë mendon “çmimin Messi” dhe thumbon Ronaldon: “Pa të jemi më të pëlqyer”

Sport



Me largimin e Cristiano Ronaldo nga Real Madrid, Lionel Messi nuk ka më rivalë në Spanjë ku prej kohësh është konsideruar më i madhi nga të gjithë. Një lidership që presidenti i Ligës, Javier Tebas, kërkon ta legjitimojë me futjen e një cmimi individual – nën emrin e Pleshtit – për lojtarin më të mirë të sezonit. “Kur Messi të mos luajë më, mund të jetë një mundësi konkrete ajo e vendosjes së cmimit Mvp me emrin e tij – thotë Javier Tebas -. Për mua ai do të jetë më i madhi përgjithnjë “.

E në fakt, ylli i Barcellona është shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, me 390 gola të shënuar nga 2004 deri sot.
Javier Tebas nuk ka kursyer thumbin për Cristiano Ronaldo, që në verë u largua nga Spanja për tek Juventus pas 311 golash në kampionat në 292 prezenca. “Nuk do të thosha që ikja e CR7 e ka bërë la Liga më pak tërheqëse, përkundrazi do të thosha që pa të na duan më shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *