• |
ide | kryesore

Real i pamëshirshëm me Lopetegui: “Tetë kandidatë për Topin e Artë dhe këto përfaqësime, e papranueshme”

Sport



Viti i tmerrshëm i Julen Lopetegui nisi në 13 qershor 2018. Mbeteshin vetëm dy ditë nga fillimi i Botërorit të Rusisë e Real Madrid e kishte caktuar pasues të Zidane. Federata spanjolle, e fyer nga sjellja e teknikut që nuk e kishte vënë në dijeni, mori vendimin historik: shkarkoi trajnerin 48 orë nga debutimi.

Pak më shumë se katër muaj nga atëherë, Julen Lopetegui është pa pankinën e kombëtares dhe atë të Real Madrid. I përjashtuar me turp, për rezultatet e tmerrshme në krye të merengues, një nga më të këqinjtë e historisë së Madrid. Los Blancos nuk bënë asgjë për të fshehur zhgënjimin për drejtimin e tij. Në komunikatën e zyrtarizimit të shkarkimit të tij Real Madrid ka përdorur fjalë të rënda për të justifikuar largimin e teknikut spanjoll.

“Mendojmë se ka një disnivel të madh mes organikës së Real – që ka 8 lojtarë kandidatë për Topin e Artë, në event unik në historinë e klubit – e rezultateve të arritura”. Fjalë që vetëm sa nënvizojnë nisjes e keqe të Lopetegui (që humbi Superkupën kundër Atletico e që në Liga ka drejtuar skuadrën në vendin e 9 pas 10 javësh, me shtatë pikë difrencë nga Barcellona. Referimi për organikën e Real nuk është rastësor: shitja e Ronaldo nuk mund të justifikojë këtë fillim të madrilenëve, që shuplakën më të fortë e morën në El Clasico.

NUMRAT E TMERRSHEM TE LOPETEGUI
Lopetegui është trajneri i parë në historinë e Real që është shkarkuar pas 11 javësh. Ish-portieri largohet me fitore, 2 barazime e 6 humbje në 14 ndeshje. Katastrofë krahasimisht me ecurinë tek Spanja ku arriti në 20 ndeshje pa humbje. Lopetegui është një nga pesë trajnerët debutues më të këqinj në historinë e Madrid. Florentino Perez nuk kishte përzënë asnjë kaq shpejt. Edhe Vanderlei Luxemburgo, shpikësi i “kuadratit magjik”, rezistoi më shumë: u shkarkua në 5 dhjetor 2005.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *