• |
ide | kryesore

Ariana Grande flet për depresionin në publik

Paparazzi, Slider



Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për Ariana Granden. Fillimisht koncerti i saj në Manchester u godit nga një sulm terrorist ku pati dhe viktima.

Pasi ju deshën 1 vit për të marrë veten nga kjo ngjarje dhe të dilte sërish në publik, ish i dashuri i saj Mac Miller u vetëvra disa muaj më vonë dhe tani së fundmi fejesa e saj me Pete Davidson mori fund. Por edhe pse ka kaluar kaq shumë, në kaq pak kohë, ajo disi ja ka dalë që të sjellë një super album ‘’Sweetener’ dhe këngë si ‘’God Is a Woman’’. E ftuar në ‘’BBC Music Special’’ ajo ka folur për faktin që gjithçka që ka kaluar, e ka bërë të vuajë nga ankthi dhe se e ka pranuar që tashmë ajo ka  një problem me shëndetin mendor.

‘’Unë gati  sa nuk po fajsoja veten për gjendjen e ankthit sepse në fakt është thjeshtë në kokën tënde dhe është çmenduri sa e fuqishme mund të bëhet.’’-rrëfehet Grande ndërkohë pranon se sa herë përballej me diçka, gjëndja e saj rëndohej- ‘’Ti ke uljet dhe ngritjet e tua dhe ndonjëherë do kalojnë javë kur je duke bërë mirë dhe nuk ke ankth por diçka ndodh dhe për disa ditë je e mërzitur, nuk ke dshirë të bësh asgjë’’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *