• |
ide | kryesore

Kjo është fotoja që konfirmon lidhjen e fshehtë të Feros me modelen

Paparazzi, Slider



Prej ditësh mediat po flisnin për lidhjen më të re në showbiz.
Reperi Fero nga Kosova thuhej se po përjeton një romancë me modelen seksi Arbenita Ismajli.
Dje pamë se dyshja kishin pozuar në të njëjtin vend, përballë një ndërtese në Gjermani, ku besohet se kanë qenë bashkë me pushime.
Por dyshimet për një lidhje mes tyre u shuan sot kur “Prive” publikoi foton e Arbenitës në krahët e reperit.

Dyshja shihen të përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa Arbenitës po i rrezaton fytyra nga lumturia. Madje ata të dy e ndjekin edhe njëri-tjetrin në Instagram.

Tani e kuptuam se reperi që e prezantonte veten si një “gangster”, ‘don zhuan’ e “pasanik” qenka kokë e këmbë i dashuruar. Lidhja e tyre po mbahet në distancë pasi Ismajli jeton në Londër, por kjo nuk i pengon të takohen më shpesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *