• |
ide | kryesore

Letra e pabesueshme e Rashford drejtuar vetes: “Synimi im i vetëm është …”

Sport



Të gjithë kanë një ëndërr, shumë e ndjekin, jo të gjithë guxojnëe shumë pak ia dalin. Është një cështje besimi në vetvete, vetëvlerësimi, impenjimi, motivimi e ndoshta edhe pak fat në bekimin me talentin e duhur. Një histori e tillë ka si protagonist Marcus Rashford, talentin e ri të Manchester United që sot mbush 21 vjec.

Numri 10 i Manchester United, për ti uruar vetes datëlindjen, ka ripostuar një foto të 10 viteve më parë, me në krah një letër motivuese që në atë periudhë i drejtohej vetes: “11 vjecar me një ëndërr”. Është e vërtetë, sulmuesi është ende i ri por nga foto e 10 viteve më parë nuk duket se ka ndryshuar shumë.

“Shpresoj që e ardhmja ime të jetë e ndritshme si brenda ashtu dhe jashtë shkollës, sidomos për karrierën time si futbollist. Dua të kem një stil jete ndryshe dhe ta bëj familjen time të jetë krenar për mua. Kam vetëm një qëllim në jetë dhe është të bëhem futbollist profesionist, nëse është e mundur tek Manchester United”. Fakti se Rashford ka ruajtur për 10 vjet një letër të tillë tregon shumë se sa shumë e rëndësishme ka qenë kjo letër në realizimin e ëndërrës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *