• |
ide | kryesore

Del autopsia e Mac Miller, u gjet në pozicionin e lutjes

Paparazzi, Slider



Reperi Mac Miller ndërroi jetë nga mbidoza e fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Autopsia ka zbuluar se ishte miksimi i drogës me alkoolin që ishte fatale për reperin dhe jo sasia që u konsumua. Sipas raportit të bërë publik, ndihmësi i tij e gjeti Miller pa shenja jete, i shtrirë në tokë me kokën e afruar tek gjunjët e tij, përshkruar ndryshe si në pozicionin e lutjes, momente para se të telefononte policinë. Gjatë telefonatës me policinë, ai u shpreh se lëkura e Miller kishte marrë ngjyrë të kaltër dhe nga raporti bëhet e ditur se prej hundës së tij rridhte gjak, si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike. Në vendin e ngjarjes u gjet një shishe alkooli bosh, një qese plot me ilace që përmbanin Xanax, oxycodone, Adderall, si dhe mbi tavolinë u gjetën mbetjet e një substance të bardhë. Mac Miller humbi jetën me 7 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles. Miles, emri i vërtetë i së cilit është Malcolm James McCormick, ishte i lidhur me Ariana Grande për më shumë se dy vite dhe çifti njoftoi ndarjen në muajin maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *