• |
ide | kryesore

Provokimi: Mos u palloni me ata që nuk lexojnë/ Ku gaboi ministrja e Kulturës?

Arkiva, Kryesore



Fortuna në gotë që shkaktoi provokimi i Mirela Kumbaros për të refuzuar pallimin me ata që nuk kanë libra në shtëpi, iu kthye ministres në një boomerang. Ashtu siç ndodh shpesh me pjestarët e Rilindjes, i gjithë debati vuri në qendër personin duke sfumuar idenë. Shumë qytetarë, gazetarë, përdorues të rrjeteve sociale, filluan ta shigjetojnë ministren për gjuhën e përdorur, për imponim të shijeve seksuale, që janë zgjedhje private e gjithkujt dhe për ekzibicionizëm të pavend.

Pak ditë më parë, në emër të “Lëvizjes Kombëtare Për Lexim”, ministrja zgjodhi një citat, të cilit nuk ia tregoi burimin, që shkurtimisht thoshte: “Nëse shkon në shtëpinë e dikujt dhe sheh që s’ka libra, mos u q* me të”.

Natyrisht zgjedhja e Mirela Kumbaros, nuk qe e pafajshme. Ai ishte një postim që donte të tërhiqte vëmendjen. Një mënyrë se si e mendoi ajo për të bërë të flitet për librin, për leximin dhe për një model në zhdukje, që sa vjen e zhvlerësohet në lidhjet e pasionit, botën shpirtërore dhe formimin e partnerit.

Deri këtu gjithçka ishte në rregull dhe ministrja e Kulturës nuk ishte e vetme në këtë këmbëngulje të saj. Me siguri shqiptarët, që i kanë dhënë të drejtë (ka të tillë që ende nuk e kanë braktisur vendin), nuk kanë qenë pak.

Pra, mëkati i saj nuk qe ky qëndrim, por mënyra se si ajo u soll pas reagimeve që shkaktoi statusi i parë. Ajo postoi një të dytë ku bënte hapa pas duke nënvizuar faktin se njerëzit ishin revoltuar nga përkthimi i keq dhe se kjo thënie nuk qe e saja, por e një shkrimtari kontrovers, John Waters.

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim. I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos braktisur librin e leximin, si dhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.”

Po të shihen me kujdes dy argumentat e tërheqjes së ministres, ato nuk qëndrojnë.

E para, nëse ajo donte vërtetë të mos identifikohej me atë shprehje, ajo mund ta kishte cituar që në fillim shkrimtarin John Waters. Fakti që s’e bëri në herën e parë, por vetëm pas reagimit të turmave (poshtë) të bën të dyshosh se më shumës sesa e ka bindje, ajo donte të bënte show.

E dyta, alibia e gabimit në përkthim nuk qëndron. Askush nuk ra pre e përkthimit të gabuar të tekstit. Fjala “fuck” gjithmonë përkthehet “q*j”. Në status nuk shkruhej “don’t have sex”, “mos bëni seks”, por një formë më e drejtpërdrejtë, enkas për të tërhequr vëmendjen.

Duke bërë këtë zbrapsje, Kumbaro e dëmtoi kauzën e saj, duke dëshmuar frikë dhe duke e personalizuar debatin nga ideja tek vetvetja. Atë e kapi makthi i të gjithë politikanëve, që i tremben reagimit të turmave. Në vend të dashnores së librave, fitoi makiavelizmi që do të ruajë imazhin e ministres. Dhe kjo frikë nuk i bën aspak mirë misionit fillestar, atij të nxitjes së leximit, për të cilin ai vlente edhe një provokim i rëndë.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. gafa e rende e saj eshte mos citimi i autorit, ose nese donte mund ta kishe bere share postimin e tij. por ajo harron se ne BE zonja te renda si puna e saj ne menopauze shkojne per turizem seksual ne tuniz e marok, pasi u ka dale nami per palle te madhe dhe jo se xaxet kane lexuar ndonje liber ne jetene e tyre. keshtu seshpejti ministria rilindase pret dhe nje reagim nga vendet arrabe per diskriminim 😉

  2. Ishte nje anektode ne kohen e monizmit. Pushkini ishte ne nje mbremje , Ne tavoline ai pyeti: cfare kam ne mes te kembeve? zonjat po qeshnin dhe duke luajtur si te turpshme nuk kthyen pergjigje.

    Kemben e tavolines tha Pushkin.

    Me vone ai pyeti perseri; Cfare kam ne mes te kembeve tani? te gjitha zonjat e pasura njezeri u pergjigjeen: kemben e tavolines.

    Kete here Pushkin tha. Ate qe menduat si pergjigje kur ju pyeta ne filli.

    Keshtu dhe Mirela Kumbaro

  3. E gjora ministre kulture.
    Ajo vetëm provoi stilin e shefit të saj për të bërë propoganda “kulturore”.

  4. E kane dhkerdhyer serbet ne Beograt dhe qe atehere kjo sdi cfare flet! Mendjen te hajdari.
    Cfare ndverie, shikojini surratin dhe kuptoni kur udheheq kulturen, zhaba si kjo d dpidhopali e company

  5. Ministri apo ministresha gaboi pikesepari qe nuk citoi autorin!!!

    Cudi qe s’e ke kap as ti Ando?! Ti i detajeve?! Ku je ketu?!

    Po mire mo aq shume na kane degjeneruar neuronet si shoqeri sa harrojme kete detaj?!

    Kjo eshte gjeja e para: ministresha hedh nje shprehje ne web dhe nuk citon autorin!!!

    Pastaj c’i fuck t’emen… A u fuck-shim te gjithe ne kete kohe debilash.

  6. Na e shpifet me kta njerez qe bejn sikur kan kulture e japin mend po ne te vertet jan aq injorant sa mendojn se kultura esht vetem “libri”!Se fundja c’i duhet njeriut,piktura,skulptura,muzika renci ka qe hap nje liber ne plazh per foto dhe quesh i kulturuar apo jo zonja ministre?!
    Epo ku e di dhe un e shkreta jam rritur me iden se kultura formohet ne menyra te ndryshme e ska metode te specifikuar…fundja fuck me right?

    1. MIRE E KE E DASHUR , KUR KE LEKE NUK KE NEVOJE PER KULTURE SE TE TJERET TE PERULEN ? KOHA E KA TREGUR, BILES ATA QE NUK LEXOJNE SHKEPIN ME MIRE SE TE PERKEDHELURIT E MAMIT QE LEXOJNE LIBRA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *