• |
ide | kryesore

Mozzik hedh hapat në karrierën ndërkombëtare, do të menaxhohet nga… (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ndërsa pret që të bëhet baba për herë të parë, Mozzik vazhdon që t’i përkushtohet karrierës së tij në muzikë.

Fillesat e tij ishin në shtëpinë diskografike “On Records”, me të cilën shkëputi marrëdhënien dhe i është ndaluar që të performojë këngët e prodhuara prej saj.

Tani Mozzik bën të ditur që ka nënshkruar me kompaninë muzikore “Sony ATV”. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një fotografie në Instagram, ku u shfaq përkrah ekipit të “Sony ATV”, në Gjermani.

Pjesë e kësaj shtëpie diskografike në Gjermani është edhe e dashura e Mozzik, Loredana.

Kompania e krijuar në 1955-n, është një nga më të mëdhatë në botë, ku numëron publikimin e 4.36 milionë këngëve deri në mars të 2018-s.

Ndërsa mësohet se me të kanë bashkëpunuar disa nga yjet e muzikës botërore, si Michael Jackson, Leonhard Cohen, Lady Gaga, Kraftwerk, Wincent Weiss apo Max Giesinger.

 

View this post on Instagram

 

SONY ATV Deal done DankBar #Mozzik #2euro @sonyatvgermany @alexziem @karipoche @doppelrichard @opo0103

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *