• |
ide | kryesore

Neymar: “Ndaj Napolit do të luajmë sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë”

Sport



Neymar ka publikuar një video në kanalin e tij të Youtube përpara përplasjes së mbrëmjes së sotme mes Napolit dhe PSG në Ligën e Kampionëve. Braziliani tha: “Është një ndeshje shumë e vështirë, do të jetë një finale për ne, ne e dimë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë që të kemi një ndeshje të mirë për të marrë një rezultat të shkëlqyeshëm. E përsëris, duhet të luajmë sikur të ishte ndeshja e fundit e jetës sonë “.

Fjalët janë të forta dhe përmbledhin rëndësinë që kjo ndeshje mund të ketë në të ardhmen e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Dhe për këtë takim, Thomas Tuchel ka dhënë pak detaje për përbërjen e mundshme të ekipit të Parisit. Mbetet për t’u parë nëse do të fillojë Adrien Rabiot ose Julian Draxler. Pra, shumë pyetje që do të gjejnë përgjigje në orët e ardhshme.

Në renditje, para kësaj ndeshje, Paris Saint-Germain është vetëm i treti në grupin C, një pikë pas Napoli (5) dhe dy nga Liverpool (6). Në ndeshjen e parë kundër italianëve, klubi i Ile-de-France mori vetëm një pikë (2-2).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *