• |
ide | kryesore

Azia pushton Formula 1: nga 2020 do të jetë GP i Vietnamit dhe ka këto karakteristika…

Sport



Lajmi që qarkullonte është tashmë zyrtar: nga 2020 Formula 1 do të hapet edhe më shumë në Azi me Cmimin e Madh të Vietnam. Lajmërimin e ka bërë vetëm pak caste më parë presidenti Chase Carey e Vingroup, shoqëritë promovuese të Gp në cirkuitin e Hanoi, kryeqyteti vietnamez. Nga të dhënat e para, duket se gara do të futet në calendar në muajin prill dhe do të jetë e katërta e kontinentit aziatik pas atij në Kinë (gjithnjë në prill), Japonisë e Singaporit, që duhet të mbeten të fiksuara në pjesën e dytë të sezonit.

“Jemi të lumtur të lajmërojmë se Hanoi do të mirëpresë një Cmim të Madh të Formula 1. Kemi menduar të zgjerojmë horizontet që nga fillimi i impenjimit tonë në këtë sport, e GP i Vietnamit përfaqëson ambicjen tonë”, ka komentuar Carey.

Pista e realizuar nga Tilke ka një gjatësi prej 5,565 km dhe është e përbërë nga 22 kthesa, disa me shpejtësi të ulët, të tjera kthesa teknike e disa në formë S me shpejtësi të lartë. Vendi ku pilotët mund të tregojnë aftësitë shtrihet për 1500 m e mund të arrihet shpejtësia 335 km/h, duke kaluar mes rrugëve të Hanoi: do të jetë cirkuiti i katërt qytetas pas atij në Montekarlo, Singapore e Baku.

Një Cmim i Madh sidoqoftë ndryshe nga tre të tjerët, që huazon disa karakteristika nga Nurburgring (kthesat e para), nga Suzuka (4 kthesat pasuese në sektorin e dytë) e nga Sepang (kthesat e fundit, të nevojshme për të përgatitur sulmin final), që braktisi Circusin në 2017.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *