• |
ide | kryesore

PSG – Nasser Al-Khelaifi i përgjigjet zbulimeve të Football Leaks: “Është me të vërtetë… asgjë”

Sport



Tek Paris Saint Germain cështja më e rëndësishme nuk është barazimi me Napolin në Champions League, por natyrisht akuzat e Football Leaks. I pyetur për informacionet e Mediapart, presidenti i Paris Saint-Germain kundërshtoi me indiferencë akuzat ndaj klubit të tij. “Sinqerisht, unë nuk shoh asgjë. Është me të vërtetë.. asgjë”.

Me këto fjalë të thjeshta, por të qarta në mikrofonin e RMC Sport, Nasser Al-Khelaifi foli për herë të parë në lidhje me zbulimet e Football Leaks që dolën të premten e kaluar, për klubin e tij. “Kampionët francezë duhet të përqëndrohen në fushë dhe jo tek pretendimet më të fundit rreth Fair-Play Financiar”.

Ky është edhe reagimi i parë personal i Al Khelaifit, në lidhje me publikimet e Football Leaks, sepse deri tani përgjigjen e vetme klubi francez e kishte bërë përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të PSG.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *