• |
ide | kryesore

‘Kacifas’, Berisha: Ekstremistët grekë nuk duheshin liruar pa iu nënshtruar ligjit shqiptar

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë vlerëson se personat e përfshirë në thirrje antikushtetuese në Bularat nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Abc News.

Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.

“Gjallë nuk kthehej në Greqi pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare”, tha Berisha.

Sot policia e Gjirokastrës i liroi 12 personat e ndaluar për t’i verifikuar. Ndërkohë për 11 prej tyre është bërë kallëzim penal në Prokurori dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

“Këta shtetas gjatë ceremonisë mortore të shtetasit Kostandin Kacifa, në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë bërë thirrje për urrejtje dhe përdorim të dhunës ndaj popullsisë shqiptare, e kënduar në kor nga pjesëmarrësit në gjuhën greke, si dhe thirrje të tjera raciste duke nxitur urrejtje dhe grindje midis popullsisë. 

Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar: maskë ngjyrë e zezë; flakadanë; flamuj me mbishkrimin “Vorio Epiri”; A.H 1914; bluza me mbishkrimin Vorio Epiri AH1914, “Ethniko Metepo”, “Misos” dhe 2 aparate celularë. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cënimin e tërësisë tokësore të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër. Personat nën hetim janë si më poshtë.

Th.P., banues në Patra;

Th.A., banues në Athinë;

K.G., banues në Athinë;

A.P., banues në Igumenicë;

Th.P., banues në Piurgu Ilias, Peloponez;

D.K., banues në Igumenicë;

P.P., banues në Igumenicë;

M.D., banues në Igumenicë;

Ch.K., banues në Athinë;

Th.S., banues në Livadhja, Sarandë;

A.P., banues në Prevezë.



6 Comments

  1. edhe ty pushtet te patem dhene por dhe gjat pushtetit tend ka ndollur rrenim dhe mashtrim i mirfillt ku gjitheve sebashku raliteti ju akuzon dhe plotson formatin si pushtues te miroganizuar te keti kombi ku ne pamundesi mbajtje apo orientim nga tjeret bashke me to po ralizoni planete tyre, ky dyket raliteti qellimeve sipas mundesive qe keni pasur dhe zhvillimeve qe kan ndollur ju jeni dorzuar plotesisht krimit te mirorganizuar ne nje shekull qe nga dita Coptimit kombetare zhvillimet personifikojne plan rrenja tyre dhe pergjegjsit personifikojne autor dhe aktor,asnjeri nga ju nuk ka nevoje te flase se tashme per gjith raliteti zhvillimeve flet vet,ju si klas politike kishit ne dore gjithCka ,dhe keto zhvillime me pare kalojne permes jush marrveshje te fshehta pastaj dalin ralitete te hapura,e verteta ka zbritur ne shesh duket qartas shihet preket shijohet por ashper do refuzohet ju po beheni protagonistet per nje lufte te re zinxhir pa e kuptuar ,kjo eshte padrejtesia qe fundin e ka te tmerrshem dhe ndeshkues

    1. i pa emer e meut ne kok berusha ju beri njerz nga kafsh stalini qe ishit.por ju kafshet bet 97,bet me delijorgjin gerdecin,bet 21 janarin vetem qe te vijn prap eterit komunist .dhe ja ku i ke qelbesir fare.berisha ju beri me rrug,liri levizje ne evrop,ujsjellsa,spitale e shkolla hidrocentale e drita te reja aq sa enveri 55 vite dhe rama gati 6 vite nuk ja kaloni.ju bet tritol,perdhunues,vrases,trafikant,kokain,drog,balila,xhelila,habila kopila etj.qirinj ndiznit o mites stalini ne 91 me gomar hecnit.

  2. U kujtove vone o qytetari dixhital, nuk flisje dot me heret e siç i takon nje ish buri shteti. Pas pilafit te Athines te gjithe flasin

  3. Sa pusht eshte ky sali,po ti kishin mbajtur ne burg sot do uluriste qe po i mbajne padrejtesisht,ky njeri i gatuar per te folur kundra rrymes,ata grek te qelbur nuk vrane por uluriten per vorio epir dhe do gjykohen te lire,por ky pusht ka hall qe situata te destabilizohet qe te perfitoje

  4. O i perkulur e servil. i paemer, po a ka me pushta se ju kuqalet e sotem qe e dini shume mire se sa maredhenie ka patur me qeverine greke ish Berisha, dhe ofendon sikur e ke birin tend, se mbase mund te jeshe ndonje bire xhelati qe kerkon hakmarrje, por fjalori yt, i ngjashem me ate te kryetarit psikopat tendit, duhet ti dalesh zot me logjike e ligj, sepse zoteria thote qe ata te paraqiteshin para drejtesise shqiptare per aktet e thirrjet anti ligjore kunder populli, dhe pas verifikikmit e ballafaqimit me realitetin e ngjrijes e vend ngjarien ben denoncimim. SE kesht , andaj po kerko greku shpjegime, e fakte se shteti nuk veproi e ska fakte konkrete, vetem incizime zerash. Prandaj nje shtet inferior si ky i tendi qe na ka poshteruar ne shume dege, presim edhe me keq. Persa i perket afrimitetit me greket, shih puthjet e shoqerimet e deshtakut e ministrit kacarrum, sa her eshte puthur me greket, e pastaj eja e bej atdhetarin, o interacionalist.

  5. O i perkulur e servil. i paemer, po a ka me pushta se ju kuqalet e sotem qe e dini shume mire se sa maredhenie ka patur me qeverine greke ish Berisha, dhe ofendon sikur e ke birin tend, se mbase mund te jeshe ndonje bire xhelati qe kerkon hakmarrje, por fjalori yt, i ngjashem me ate te kryetarit psikopat tendit, duhet ti dalesh zot me logjike e ligj, sepse zoteria thote qe ata te paraqiteshin para drejtesise shqiptare per aktet e thirrjet anti ligjore kunder populli, dhe pas verifikikmit e ballafaqimit me realitetin e ngjrijes e vend ngjarien ben denoncimim. SE kesht , andaj po kerko greku shpjegime, e fakte se shteti nuk veproi e ska fakte konkrete, vetem incizime zerash. Prandaj nje shtet inferior si ky i tendi qe na ka poshteruar ne shume dege, presim edhe me keq. Persa i perket afrimitetit me greket, shih puthjet e shoqerimet e deshtakut e ministrit kacarrum, sa her eshte puthur me greket, e pastaj eja e bej atdhetarin, o interacionalist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *