• |
ide | kryesore

Digjet shtëpia 2,525 mln dollarëshe e Miley Cyrus (Foto)

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus zbuloi të dielën se shtëpia e saj 2.525 milionë dollarëshe nuk ekziston pasi u përpi nga flakët në Kaliforni. Studioja shumëngjyrëshe e regjistrimit të këngëtares 25-vjeçare nuk u prek nga zjarri, por ajo është e shkatërruar pasi shtëpia e saj 85 mijë hektarë është djegur tërësisht. Zjarri mësohet se ka vrarë rreth 30 njerëz, ndërsa ka djegur plotësisht shtëpitë e Gerard Butler, Robin Thicke dhe Camille Grammer.

“Unë jam një nga ata me fat. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës sime janë të sigurtë dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi tani. Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për gjithçka që më ka mbetur. Ju dërgoj dashuri dhe mirënjohje zjarrfikësve. Nëse doni të përfshiheni dhuroni. Ju dua më shumë se kurrë”, tha Miley përmes një postimi në “InstaStory”.

Shtëpia ku jetonte me partnerin Liam Hemsworth kishte katër dhoma gjumi, tre tualete, një kopsht gjigand, shatërvanë, SPA dhe dy parkingje për makinat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *