• |
ide | kryesore

Zyrtarizimi: Solari deri në 2021 me Real Madrid

F1, Sport



Tani ka ardhur edhe zyrtarizimi: Santiago Solari do të qendrojë trajneri i Real Madrid jo vetëm për këtë sezon, por deri në 2021. Lajmin e ka publikuar vetë klubi i presidentit, Florentino Perez, që kishte zgjedhur ish-futbollistin argjentinas pas shkarkimit të Lopetegui. “Këshilli i administrimit të Real Madrid e ka përcaktuar emërimin e Santiago Solari si trajner i skuadrës së parë deri në 30 qershor 2021”, shkruhet në komunikatën për shtyp të Real.

I mjaftuan katër ndeshje Solari për të merituari konfirmimin në krye të Real Madrid, duke u bërë edhe tekniku me startin më të mirë në 116 vjet histori të klubit. 4-2 i të dielës kundër Celta pason fitoret 4-0 ndaj UD Melilla (Kupa e Mbretit), 2-0 kundër Valladolid (Liga) e 5-0 në fushën e Viktoria Plzen (Champions League): në total 15 gola të shënuar e vetëm dy të pësuar, një diferencë golash +13, superiore ndaj Pellegrini që në 2009 bëri katër fitore radhazi, por me diferencë golash +12. Një start edhe më i mirë se Zinedine Zidane, që barazoi në ndeshjen e tij të tretë në sezonin e tij të parë si trajner i Blancos.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *