• |
ide | kryesore

Ismail, shqiptari që pati çmimin 100 milionë paund, luajti me Dele Alli dhe ëndërron kombëtaren kuqezi

Sport



Zeli Ismail u transferua në Angli nga Shqipëria kur ishte fëmijë dhe që atëherë ka përjetuar një udhëtim futbollistik, që nga vlera e përcaktuar prej £100 milion paund, Dele Alli dhe huazimet e panumërta – por tani që është tek Walsall, 24-vjecari duket i sistemuar.

Mesfushori dhe familja e tij kaluan Europën në kërkim të një jetë me të mirë dhe përmes futbollit, Ismail e pati më të thjeshtë të ambjentohet.

“Erdha këtu kur isha 6 ose 7 vjec,” tha ai për Sky Sports përpara ndeshjes së Walsall ndaj Fleetwood. “Kur mbërrita, nuk flisja anglisht kështu që përfshirja në futboll më ndihmoi shumë.

“U larguam nga Shqipëria për një jetë më të mirë, nisa të luaja në skuadrat e shkollave, në Sunday league. Pastaj rashë në sytë e vëzhguesve të Wolves.”

Duke qenë se u bashkua me Wolves në moshën 10 vjecare, ai përfaqësoi Anglinë në U16 dhe U17 përpara se të bënte debutimin në skuadrën e parë si zëvendësues në humbjen 6-0 në League Cup në 2012 kundër Chelsea të Eden Hazard, Fernando Torres dhe John Terry.

Pavarësisht startit, Ismail u pa si një yll i të ardhmes tek Wolves. Aq shumë besohej në aftësitë e tij, sa sipas shtypit në atë kohë, besohej se Ismail do të kalonte vlerën e £100 milion paund nëse karriera e tij vazhdontë kështu. Ismail nuk e ka idenë se si ky cmim doli për të.

“Nuk e di kush e përcaktoi. Nuk kam zakonin të merrem me median për këto cështje, vetëm përqendrohem tek ndeshja,” tha ai.

“Të jem i sinqertë, nëse e lexon në gazetë dhe vjen të më shohësh , do të mendosh, ‘Le të shohim për cfarë bëhet fjalë’. Njerëzit do kenë gjithnjë opinionet e tyre, por për mua, unë luaj vetëm lojën time.”

Në kërkim të klubit të tij të parë – Ismail ka luajtur 9 ndeshje kampionati për Wolves, të gjitha në League One, ku luan aktualisht shqiptari – Ismail u huazua shumë herë në vitet që e pasuan.

MK Dons, Burton, Notts County, Cambridge dhe Oxford I sollën mesfushorit një miks suksesi, por i dhanë shansin të provonte veten në futbollin kompetitiv, një ingredient esencial në zhvillimin e një lojtari të ri.

Huazimi i parë tek MK Dons rezultoi me mundësinë që Ismail të luante krah (dhe në një pikë u bë zëvendësuesi për të) një tjetër lojtari të talentuar me të ardhme të ndritur – e ardhmja e Anglisë dhe Tottenham, Dele Alli.

“Gjërat që Deli po bën janë të mahnitshme. Është cmenduri,” thotë Ismail. “Mund ta shihje që atëherë atë dhe të thoshe, ‘Po ky do shkojë në majë’.

Ismail e ka nisur karrierën duke luajtur për Anglinë, por një këmbim për të përfaqësuar Shqipërinë mbetet një mundësi. Ai viziton gjithnjë vendin e lindjes për ta takuar gjyshërit dhe ka patur kontakt edhe me FSHF-në.

“Shqipëria është përpjekur të më kontaktojë dy herë. Njëherë sezonin e kaluar por Bury nuk më la të shkoja. Më thanë se isha I dëmtuar, por pastaj më kërkuar të luaja të dielën.

“Edhe këtë sezon më kanë dërguar mesazhe. ‘Vazhdo të bësh atë që po bën dhe shpresojmë në një thirrje të dytë’. Do të ishte sukses për mua nëse do ti përfaqësoja.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *