• |
ide | kryesore

Video/ Topi nuk kalon vijën, asistenti e quan gol: vendimi i pabesueshëm në Angli ndez protestat

-Instant, Sport, Video
Angli



E pabesueshme ajo që ndodhi në Angli, në ndeshjen e League Two (kategoria e katërt angleze) ndërmjet Rochdale dhe Walsall. Në stadiumin Spotland zhvillohej ndeshja mes dy skuadrave, e vlefshme për javën e 40 të kampionatit. Sfida përfundoi me një fitore 4-2 për vendasit, të fundit në renditje dhe në luftë për një shpëtim të komplikuar, tani gjashtë pikë larg. Ai që shkaktoi diskutime ishte vendimi i bujshëm i asistentit për të vlerësuar golin e katërt të Rochdale, nga ku shpërthyen protestat e lojtarëve të Walsall.

Në minutën e 65′, me rezultatin 3-2, Ethan Brierley tentoi të befasojë nga mesfusha portierin kundërshtar Owen Evans. Gardiani kishte dalë jashtë portës pas një pasimi të keq, megjithatë arriti të shmangë golin, duke e mbajtur topin në vijën e portës.

Lexo më tej: Skandal në Premier League: Goal-line Technology nuk funksionoi, dënohet Sheffield

Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, goli u vlerësua nga arbitri Haines me sinjalizim të asistentit të tij. Në Angli, siç dihet, VAR dhe Goal-Line Technology janë funksionale vetëm në Premier League. E, për rrjedhojë, në të gjitha kategoritë e tjera ato nuk janë të disponueshme. Një gabim makroskopik që me ndihmën e teknologjisë sigurisht që mund të ishte shmangur.

Nga këtu shpërthyen protestat e zjarrta të lojtarëve të Walsall, mbi të gjitha ato të portierit i ndëshkuar edhe me karton. Askush nga miqtë nuk mund ta besonin vendimin arbitral që, në ditët e sotme, duket pothuajse surreal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *