• |
ide | kryesore

FA Cup, Rochdale nuk ka moshë: asist i një 17 vjeçari e gol i një 40 vjeçari

Sport



Mes tyre janë 23 vjet diferencë, kur njëri niste karrierën profesioniste në Stockport County tjetri as nuk kishte ardhur në jetë, e megjithatë janë të dy arkitektë të arritjes së madhe të Rochdale. Aaron Wilbraham e Luke Matheson, 40 e 17 vjec, kanë ngjitur skuadrën e 18 të League One nën reflektorë, duke bllokuar Newcastle (i 11-ti në Premier) në 1-1 në FA Cup, duke detyruar riluajtjen e ndeshjes në St. James’ Park.

Magjia tradicionale e FA Cup përmbushet edhe në Spotland Stadium: asist i Matheson e gol vendimtar i Wilbraham, të dy të futur nga pankina, 10′ nga fundi. Sulmuesi anglez ka ekzaltuar më shumë se 8.500 spektatorët prezentë në moshën 40 vjec e 75 ditë, në asist të një të riu, të lindur në 3 tetor 2002: këto gjëra ndodhin vetëm në FA Cup.

40 VJEÇ NUK ËSHTË REKORD
Wilbraham fiton kështu një vend në historinë e FA Cup. Me golin e shënuar ndaj Newcastle, sulmuesi i Rochdale bëhet i treti shënues më i vjetër i kompeticionit, pas Teddy Sheringham (41 vjec, 9 muaj e 3 ditë) e Jamie Cureton (40 vjec, 6 muaj e 8 ditë).




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *