• |
ide | kryesore

Matheson, 16 vjeçari që frikësoi United… para provimit në shkollë

Sport



Manchester United mposht Rochdale në kupë, por ai që shkëlqeu ishte një 16 vjecar… që as nuk u ndërrua me shokët në dhomat e zhveshjes! Pas kuintave të një “special night” është një cantë me libra, një dhomë zhveshje bosht e provim për tu kaluar, por pas ndeshjes në Old Trafford. Luke Matheson i shënoi Red Devils në Kupën e Ligës, duke frikësuar Solskjaer. E dërgoi Rochdale deri tek penalltitë, zëvendësoi në minutën e fundit Peter Thomas e u ndërrua vetëm në dhomat e zhveshjes, sepse në Angli funksionon kështu: nëse je i ri, 16 vjec ose më pak, nuk mund të ndërrohesh me të rriturit.

Matheson u rregullua në dhomën antidoping, pastaj realizoi ëndërrën e një jete duke shënuar në Old Trafford kundër gjigantëve, ndërsa sot kishte provimin e psikologjisë. Rochdale humbi me penallti, por ai i shënoi Romeros e sfidoi Pogba, duke e këmbyer fanellën me Lingard në fund të ndeshjes.

View this post on Instagram

Goodnight, Dale fans! ? #RAFC

A post shared by Rochdale AFC (@officiallydale) on

Djaloshi në Angli është i famshëm që tani: mbrojtës i djathtë, vitin e kaluar debutoi në skuadrën e parë në Checkatrade Trophy kundër Bury, një trofe që përfshin skuadrat e League One e League Tëo. 15 vjec e 335 ditë, një rekord absolut për klubin. Atë ditë fitoi titullin lojtari i ndeshjes, nuk shkoi as me pushime që të stërvitej me skuadrën e parë. Këtë vit ka luajtur 5 ndeshje mes kampionatit e kupës, e ky ishte goli i parë sezonal. Liverpool e United tani e kanë vënë në shënjestër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *