• |
ide | kryesore

Për herë të parë Gjiko dhe Elita flasin për fëmijën e tyre

Paparazzi, Slider



Pas shumë aludimesh, Elita Rudi dhe Gjiko pranuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata e bënë publike në videoklipin e publikuar dy ditë më parë nga reperi, ku protagonistë janë vetë çifti.
Ndërsa sot vetë modratorja vendosi të ndante me ndjekësit e saj në Instagram foton e parë shtatzënë. Me dorën tek barku dhe hijeshinë që e karakterizon Elita tregon se i pëlqen të qënit shtatzënë.

“Më pëlqen të jem shtatzënë” – shkruan ajo tek fotot e publikuara.

Nga ana tjetër bashkëshorti i saj, Gjiko sapo ka publikuar një foto ku bashkë me Elitën mbajnë në dorë ekon e bebit.

Mesa duket kjo ka qënë ekoja e parë pasi ata kanë marrë vesh se Elita është shtatzënë dhe emocionin e asaj dite reperi ka dashur ta ndajë sot me ndjekësit e tij.

“Jemi shtatzënë…” – shkruan Gjiko me humor mbi foton e publikuar.

Ndërkohë ne jemi kuriozë për gjininë e bebit të cilën ata nuk e kanë zbuluar akoma, por do të jemi gjithë sy e veshë në ditët në vijim…

View this post on Instagram

We are pregnant gaga gugu …

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *