• |
ide | kryesore

Era Istrefi si Kylie Jenner, heq dorë nga filler i buzëve

Paparazzi, Slider



Muajt e fundit Era Istrefi është bërë më pak aktive në rrjetet sociale, për të treguar se po i fokusohet gjërave të bukura që po i ofron jeta.

Ndaj ku publikoi një foto mbrëmjen e së martës, nuk kishte si të mos merrte të gjithë vëmendjen e ndjekësve.

Në “selfie”-n e publikuar, këngëtarja shfaqet e veshur me bluzë ngjyrë koral dhe pantallonat e çara në pjesën e ijëve.

Por të gjithë jemi përqendruar te fytyra e saj me makijazhin natyral, ndërsa na jepet përshtypja se ka bërë një ndryshim.

Foto e vjetër

Pavarësisht se Era nuk ka pranuar ndonjëherë ndërhyrjet në fytyrë, buzët e saj duken më të vogla sesa jemi mësuar t’i shohim.

Krahasojeni me këtë foto:

Ky ndryshim është vënë re edhe nga ndjekësit, ku një prej tyre i komenton:

“Po më duket mua apo i ke hequr mbushësit e buzëve Era? Je super femër, super artiste, po na zbardh fytyrën kudo në botë”.

Ky veprim na kujton atë të Kylie Jenner, e cila pak kohë më parë vendosi që t’i zvogëlonte buzët duke i hequr mbushësit dhe solli një pamje më natyrale.

Një tjetër komenton se e ngatërroi pikërisht me 21-vjeçaren Jenner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *