• |
ide | kryesore

Pas humbjes së fëmijës së parë çifti turk drejt divorcit

Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Kenan İmirzalıoğlu dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, po kalojnë një kohë të vështirë bashkë dhe mediat në Turqi raportojnë se ata do të ndahen.

Kenan, i njohur ndryshe si Ezel nga shqiptarët, ka pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten dhe madje thuhet se nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mësohet se ata shkuan në një udhëtim së bashku në Marmaris-Selimiye për tre javë, më pas u kthyen në Stamboll pak ditë më parë dhe tani kanë rezervuar një tjetër udhëtim jashtë.

Nuk e dimë nëse Kenan dhe Sinem po përpiqen të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, pas një shtatzënie të dështuar që duket se ka ndikuar shumë në martesë.

Çifti ka vetëm 2 vjet që është martuar në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë miqtë e ngushtë, përfshi këtu aktorin e njohur Kivanc Tatlitung.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *